homehead officekerkokontaktin EnglishREC Shqiperia
  Planet Lokale te Veprimit ne Mjedis
  Planet Lokale tė Veprimit nė Mjedis mundėsi pėr investime mjedisore efektive

1. Koncepti i Planit Lokal tė Veprimit nė Mjedis
Plani Lokal i Veprimit nė Mjedis (PLVM) ėshtė dokument i politikės mjedisore vendore qė pasqyron pėrparėsitė dhe detyrat nė fushėn e mjedisit, veprimtaritė dhe masat qė do tė ndėrmerren pėr zgjidhjen e tyre, identifikon organet dhe strukturat qė do tė angazhohen, secila nė linjėn e vet, si dhe pėrllogarit kostot dhe mbėshtetjen financiare tė nevojshme. PLVM hartohet nė nivel qarku, rrethi, bashkie e komune. Pėrgatitja e tij duhet mbėshtetur nė metodėn gjithėpėrfshirėse ku ēdo individ i komunitetit ka tė drejtėn e dhėnies sė kontributit tė tij nė kėtė proces

Pėrmes pėrgatitjes sė PLVMsė zhvillohen aftėsitė e pushtetit vendor, subjekteve tė ndryshme tė interesuara pėr mjedisin dhe gjithe komunitetit; nxitet bashkėpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, organizatave jofitimprurėse, biznesit dhe subjekteve tė tjera mjedisore, duke pėrkrahur shkėmbimin e lirė tė informacionit dhe pjesmarrjen publike nė proēesin e vendim-marrjes.

Procesi i pėrgatitjes sė njė PLVMje mund tė kryhet nė disa mėnyra. Pikat e mėposhtme paraqesin njė prej tyre:

Njohja e procesit dhe hartimi i strategjisė sė punės pėr pėrgatitjen e PLMsė.
Ngritja e grupit (grupeve) tė punės
Hartimi i strategjisė pėr pėrfshirjen e publikut
Pėrshkrimin e situatės ekzistuese nė zonė. 
Pėrcaktimi afatgjatė i qėllimeve tė komunitetit (krijimi i vizionit dhe realizimi i qėllimeve strategjike tė sė ardhmes)
Pėrcaktimi dhe vlerėsimi i problemeve mjedisore lokale. 
Pėrshkrimi i hollėsishėm i nevojave reale (pėrcaktimi i qėllimeve specifike dhe veprimeve konkrete prioritare).
Pėrshkrimi i hollėsishėm i veprimeve tė planifikuara.
Monitorimi i veprimtarive tė planifikuara

PLVMtė janė tė lidhura ngushtė edhe me zhvillimin e aktiviteteve tė tjera, si programet kombėtare e rajonale tė zhvillimit tė qėndrueshėm, Axhendėn Lokale 21 dhe sistemet pėr menaxhimin e mjedisit. Shumė prej kėtyre programeve kanė metodologji tė ngjashme, pasi pėrdorin qasjen sipas planifikimit strategjik dhe mbėshteten nė pėrfshirjen e gjerė tė grupeve tė interesuara. 
 

2. Pėrvoja rreth PLVMve nė Shqipėri
Kėrkesa qė autoritetet vendore tė hartojnė e zbatojnė Planet Lokale tė Veprimit pėr Mjedisin (PLVM), ėshtė e hershme. Pėrgatitja e PLVM ėshtė e detyrueshme pėr vendet e Europės Qendrore dhe Lindore qė kanė filluar proēesin e asocimit dhe qė synojnė tė integrohen nė BE. Pėr vendin tonė, hartimi i kėtyre planeve nga qeverisjet vendore ėshtė detyrė ligjore, e parashikuar shprehimisht nga neni 73 i ligjit tė ri “Pėr mbrojtjen e mjedisit” 2002 dhe Planin Kombėtar tė Veprimit nė Mjedis (2001).

Kėrkesat metodike pėr hartimin e kėtyre planeve dhe pėrvojat e Tiranės, Dibrės, Fierit, Lezhės, Pogradecit dhe 17 komunave tė Qarkut tė Korēės, qė e kanė realizuar kėtė detyrė, janė njė bazė mė se e mjaftueshme referimi dhe ndihme konkrete pėr gjithė organet e qeverisjeve vendore qė duan tė angazhohen me hartimin e tyre. Si dokumenti bazė lokal nga i cili burojnė veprimtaritė e masat vendore pėr pėrdorimin e mbrojtjen e mjedisit, PLVM hartohen nė nivel qarku, rrethi, bashkie e komune

Dokumenta tė politikes mjedisore vendore tė hartuara deri mė sot nė Shqipėri
Bashkia Tiranė: 1994, 2001
Bashkia Fier: 1998 - 1999
Qarku Dibėr: 1998 - 1999
Bashkia Pogradec: 2000-2001
Bashkia Lezhė: 2002
17 Komuna (Qarku Korēė): 2003
 

3. Pjesėmarrja e komunitetit, kusht pėr PLVM efektive
Procesi i pėrfshirjes sė komuniteteve ėshtė njė ndėr kriteret bazė qė vlerėson shkallėn e “pronėsisė”mbi kėtė dokument strategjik. Pjesėmarrja e vendit tonė nė Konventėn e Aarhusit “Pėr tė drejtėn e informacionit, pjesėmarrjes sė publikut nė vendimmarrjen mjedisore dhe tė drejtėn pėr t’ju drejtuar pushtetit gjyqėsor” e bėn procesin e pjesėmarrjes sė publikut tė detyrueshėm. Pėr tė rritur pjesėmarrjen e komunitetit dhe pėr t’i siguruar atij njė pėrfshirje sa mė tė gjėrė nė procesin e pėrgatitjes sė kėtyre strategjive PLVMtė kėrkojnė ngritjen e:
Komisionit Kėshillimor Teknik pėr tė identifikuar, vlerėsuar dhe renditur problemet mjedisore nė komunitet
Komisionit tė Qytetarėve pėr tė nxitur kontributin e publikut dhe marrjen e vendimeve pėrfundimtare pėr pėrparėsit mjedisore.

Kėto komisione ftojnė pėrfaqėsues nga grupe tė ndryshme tė interesuarish duke rritur nė kėtė mėnyrė shkallėn dhe profesionalizmin e pjesėmarrjes.

Komisioni Kėshillmor Teknik:
Pėrbėhet nga vullnetarė, tė miratuar nga Kryetari i Bashkisė dhe/ose Kėshilli i Rrethit;
Eshtė pėrgjegjės pėr identifikimin dhe analizėn e problemeve mjedisore nė komunitet dhe renditjen e tyre bazuar nė rreziqet relative ndaj shėndetit, eko sistemeve standartit tė jetės; 
Pėrfshin njerėz nga komuniteti, specialistė nė probleme mjedisore, profesorė, kėrkues shkencorė, mjekė, konsulentė tė ndryshėm, dhe njerėz qė punojnė nė fushat e mjedisit.

Komisioni i Qytetarėve pėr pjesėmarrjen publike:
Pėrfshin pėrfaqėsues tė komunitetit nė pėrcaktimin e problemeve mjedisore dhe pėrparėsive tė vendosura;
Edukon dhe informon publikun me problemet mjedisore qė ndeshen mė shpesh;
Grumbullon informacion;
Siguron financime tė projekteve, tėrheqjen e granteve, donatorėt.
Ėshtė pėrgjegjės pėr zhvillimin dhe zbatimin e planit pėr pjesėmarrjen e publikut, pėrcaktimin e pėrparėsive mjedisore dhe hartimin e planit tė veprimit nė mjedis;
Pėrfshin pėrfaqėsues nga tė gjithė sektorėt e komunitetit, qytetarėt, OJFtė, biznesin, institucione akademike, pushtetin vendor dhe ndėrmarrjet publike

Pėr njė organizimin efektiv tė procesit tė planifikimit dhe zbatimit ėshtė e rėndėsishme tė ketė mbėshtetje logjistike dhe njė koordinator projekti. Roli i koordinatorit tė projektit ėshtė i rėndėsishėm pėr zbatimin e suksesshėm tė shumė detyrave. Ky person mund tė zgjidhet nga stafi i administratės lokale, ose zakonisht ėshtė njė person me pėrvojė i punėsuar pėrkohėsisht.

Detyrat e Koordinatorit tė Projektit lidhur me pjesmarrjen e publikut janė:
Tė zgjedhė strategjitė dhe taktikat;
Tė zgjedhė metodat pėr edukimin dhe pjesėmarrjen e publikut;
Tė ndihmojė pėr formimin e komisionit/eve tė projektit;
Tė veprojė si lidhje mes OJFve, biznesit dhe pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor;
Tė informojė publikun rreth ecurisė sė projektit (organizojė biseda tė ndryshme, pėrgatisė materiale informative, etj.);
Tė ndihmojė Komisionin Kėshillimor Teknik pėr tė grumbulluar tė dhėnat mjedisore dhe informacionin e nevojshėm;
Tė lehtėsojė arritjen e konsensusit nė Komisionet e Qytetarėve pėr pėrparėsitė mjedisore;
Tė monitorojė zbatimin e PLVMsė;

Shkėmbimi i informacionit ndėrmjet grupeve tė punės dhe koordinatorit tė projektit ėshtė i rėndėsishėm pėr realizimin e sukseshėm tė PLVMsė. Kjo mund tė kryhet pėrmes mbledhjeve tė rregullta, raporteve tė ecurisė, etj).
 

4. Identifikimi i aktorėve pjesėmarrės
Cilėt janė njerėzit qė duhet tė pėrfshihen nė PLVM? Cilėt janė njerėzit, bizeneset, organizatat dhe agjencitė publike qė mund tė kenė interesa tė drejtpėrdrejtė nė mbrojtjen e mjedisit? Cilėt janė aktorėt kryesorė ose grupet e komunitetit me interesa institucionale nė fushėn e mjedisit? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve do tė jepnin njė listė tė aktorėve pjesėmarrės nė procesin e PLVM-ve. Nga pėrvoja nė Shqipėri disa prej tyre mund tė jenė: 

Autoritetet vendore – ėshtė aktori thelbėsor nė njė proces PLVMje. Institucionet e qeverisjes vendore kanė pėrgjegjėsi tė drejtėpėrdrejtė pėr zbatimin e pjesės mė tė madhe tė veprimeve qė dalin nga Plani Lokal Mjedisor. Nesė ėshtė e mundur, pėrfshirja nė procesin e hartimit tė PLM-sė e pėrfaqėsues tė komunės dhe Kėshillit tė Komunės ndihmon procesin.

Organizatat mjedisore dhe organizatat e tjera qė kanė aktivitete nė fushėn e mjedisit. Tė tilla mund tė jenė organizatat mjedisore, grave, rinore, grupe nxėnėsish, grupime fermerėsh, etj.

Bizneset dhe sipėrmarrjet private shpesh janė ndotėsit kryesorė tė mjedisit dhe punojnė nė bazė tė shfrytėzimit tė burimeve natyrore lokale. Interesat e tyre lidhen ngushtė mė ato ekonomike tė komunitetit.

Ndėrmarrjet e shėrbimeve publike qė menaxhojnė ujin e pijshėm, mbeturinat e ngurta, ujrat e zeza, kanė njohje mbi problemet mjedisore dhe kushtet e kėtyre shėrbimeve.

Specialistė mjedisorė pėrfshirė ekologė dhe specialistė tė shkencave natyrore, arkitektė, agronomė, ekonomistė, etj.

Organe tė qeverisjes rajonale pėrfshirė kėtu inspektoriatet mjedisore dhe shėndetėsore rajonale, etj.

Shkolla dhe universitete, sidomos departamentet e shkencave mjedisore apo mėsuesit e biologjisė, ekologjisė dhe shkencave tė tjera natyrore si dhe ekonomisė, arkitekturės e shkencave sociale.

Pronarė tė tokave dhe fermerė, pronat e tė cilėve mund tė ndikohen drejtpėrsėdrejti nga problemet mjedisore si p.sh. ekzistenca nė afėrsi tė njė vend-grumbullimi mbeturinash.

Media: pėrfaqėsues tė medias lokale, gazeta, radio, televizione, etj.

Aktorėt qė mund tė pėrfshihen nė proces, mund tė jenė edhe jashtė zonės gjeografike nė fjalė. Pėr shembull, njė rehabilitim i ujrave tė lumit ndikon edhe mbi komunitetet fqinje qė gjenden nė rrjedhėn e poshtme tė lumit. Anasjelltas, efektet e aktiviteteve ekonomike jashtė komunitetit nė fjalė (p.sh. ndotja e ajrit) mund tė shkaktojnė probleme mjedisore pėr komunitetin nė fjalė.

Pėrfshirja sa mė e shpejtė e aktorėve nė procesin e pėrgatitjes sė PLVMsė, ėshtė njė faktor mė shumė pėr suksesin, meqenėse kjo ndihmon qė kėto individė tė ndjejnė mė shumė ndjenjėn e pronėsisė nė vendimet e marra. 
 

5. Aktivitete pėr pėrfshirjen e komunitetit
Rritja e ndėrgjegjėsimit tė komunitetit ėshtė njė hap paraprak pozitiv pėr fillimin e procesit tė hartimit tė PLVM. Qėllimi parėsor i kėtyre pėrpjekjeve pėr ndėrgjegjėsimin e publikut ėshtė informimi dhe edukimi i anėtarėve tė komunitetit mbi fushėn dhe qėllimet e PLVMsė si dhe pėr tė nxitur kontributin e tyre nė kėtė proces. Pėr mė tepėr, ndėrgjegjėsimi i banorėve mund t’i nxisė ata pėr t’u pėrfshirė nė veprimtari mė aktive nė kuadėr tė grupeve tė punės. Pėrpjekjet pėr pėrfshirjen e komunitetit kėrkojnė njė komunikim tė dyanshėm: edukimin e banorėve dhe tėrheqjen e ideve, shqetėsimeve dhe mendimeve tė tyre. Ky proces i edukimit dhe tėrheqjes sė mendimeve garanton qė prioritetet dhe zgjidhjet e identifikuara prej Komitetit Teknik tė pėrfaqėsojnė ato tė njė komuniteti mė tė gjerė.

Pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin e publikut mbi PLVM-nė mund tė merren parasysh:

Organizimi i njė takimi nismėtar me komunitetin. Nė kėtė takim, banorėt mund tė njihen me Planin Lokal tė Veprimit nė Mjedis, pėrcaktojnė njė vizion tė komunitetit dhe fillojnė pėrcaktimin e problemeve mjedisore. Ky takim mund tė shėrbejė edhe pėr identifikimin e individėve qė mund tė kontribuojnė mė shumė. 

Puna me median: mbulimi nga media lokale (gazeta, radio, TV) i aktiviteteve ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė.

Vėzhgime, studime mbi banorėt e zonės: kėto mund tė kryhen nė mėnyra tė ndryshme (intervistime, takime direkte, etj.), por tė grumbulluar pikėpamjet e tyre pėr nevojėn e PLVMsė, problemet mjedisore, etj.

Pėrgatitja e materialeve publicitare – pėrgatitja e materialeve qė sqarojnė se ē’ėshtė PLVM, ēfarė janė qėllimet e objektivat, dhe ēfarė pėrfitimesh do tė ketė komuniteti nėse ndėrmerret njė proces i tillė, botimi i njė broshure me Planin e pėrfunduar, apo botimi dhe shpėrndarja e njė posteri qė publikon procesin e PLM-sė.

Organizimi i aktiviteteve festive komunitare: njerėzve u pėlqen tė argėtohen! Ndaj mund tė organizohen aktivitete nė natyrė, konkurse mes shkollave, aktivitete tė traditės, panaire, etj. Kėto aktivitete mund tė gėrshetohen me veprimtari pėr pėrmirėsimin e mjedisit, si grumbullim mbeturinash, pyllėzime, etj.

Disa nga aktivitetet e pėrfshirjes sė publikut mund tė synojnė grupime tė veēanta tė komunitetit. Kėshtu mund tė organizohen takime me shoqatat e biznesit apo fermerėve pėr tu shpjeguar PLVMnė dhe kontributin e tyre.

 

  homehead officekerkokontaktlart