Ndryshimet Klimatike dhe Zgjidhje për Energji të Pastër

Ndryshimet Klimatike dhe Zgjidhje për Energji të Pastër

Në këtë fushë veprimi, REC mbështet zbatimin e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) dhe Marrëveshjen e Parisit, duke kontribuar në përpjekjet rajonale, kombëtare dhe vendore për të zhvilluar dhe zbatuar strategjitë e zhvillimit të shkarkimeve të ulëta dhe për të ndërtuar aftësitë ripërtëritëse ndaj ndryshimeve klimatike.

REC ofron të dhëna cilësore për vendimmarrësit; nxit dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis grupeve të ndryshme të interesit; shpërndan njohuritë për zhvillimin e ulët të karbonit; ndërton kapacitetet e aktorëve kombëtarë dhe vendorë; dhe lehtëson pjesëmarrjen publike aktive në hartimin e politikave.

• Objektivat

REC synon të ndërtojë njohuritë dhe kapacitetet e aktorëve kombëtarë dhe vendorë në rajon, duke iu mundësuar atyre të adresojnë ndryshimet klimatike dhe sfidat e energjisë së qëndrueshme.

Ekipi i REC përpiqet:

• të ofrojë të dhëna cilësore për vendimmarrje të bazuara në fakte;

• të hartojë dhe zbatojë nisma efikase dhe efektive për ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e njohurive;

• të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit të karbonit me kosto dhe shkarkim të ulët në sektorë të ndryshëm të ekonomisë;

• të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të përshtatjes dhe të ngrejë aftësi ripërtëritëse ndaj ndryshimeve klimatike;

• të kontribuojë në krijimin e politikave ndërkombëtare të klimës nëpërmjet Veprimit të UNFCCC për Fuqizimin e Klimës; dhe

• të promovojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në adresimin e zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe sfidave të përshtatjes.

Aktivitetet

REC ndërton njohuritë dhe kapacitetet e aktorëve rajonalë përmes:

 • vlerësimit të nevojave për ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e programeve të trajnimit;

• kryerjes së vlerësimeve të thella të tematikave të tilla si potenciali zbutës, përfitimet dhe kostot e politikave dhe masave, dhe dobësitë ndaj ndryshimeve klimatike;

• zbatimit të projekteve pilot dhe demonstruese;

• zbatimit të programeve efikase të ndërtimit të kapaciteteve dhe shkëmbimit të njohurive;

• ndërtimit të rrjeteve të ekspertëve, autoriteteve publike, akademikëve, OJQ-ve dhe palëve të tjera të interesit;

• organizimit të punëtorive, konferencave, seminareve online dhe turneve studimore;

• përkrahjes së përfshirjes së palëve të interesit dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje; dhe

• dizajnimit dhe zhvillimit të faqeve të dedikuara dhe përdorimit të mediave sociale për informim publik