Fuqizimi dhe Angazhimi i Aktorëve të Shoqërisë Civile

Fuqizimi dhe Angazhimi i Aktorëve të Shoqërisë Civile

Qysh prej themelimit, REC ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe të qëndrueshme. Në përmbushjen e këtij angazhimi, REC përpiqet të forcojë rolin e organizatave të shoqërisë civile (OShC) dhe të përmirësojë njohuritë, aftësitë, kapacitetet, infrastrukturën dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Si një partner strategjik për zbatimin e Konventës së UNECE për Qasjen në Informacion, Pjesëmarrjen e Publikut në Vendimmarrje dhe Qasjen në Drejtësi për Çështjet e Mjedisit (Konventa e Aarhusit), ne sigurojmë mbështetje legjislative, mbi politikat dhe institucionale për aktorët mjedisorë, si dhe ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e Konventës së Aarhusit dhe dhe Protokollin për Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (Protokolli PRTR).

Synimet e REC janë:

• të ofrojë vlerësime, rekomandime dhe ngritje kapacitetesh për zyrtarët qeveritarë, OShC-të dhe aktorë të tjerë;

• të mundësojë kushte për dialog shumëpalësh mes aktorëve;

• të forcojë qasjet pjesëmarrëse dhe të lehtësojë konsultimet publike dhe ato mes palëve të interesit;

• të promovojë zbatimin praktik të Konventës së Aarhusit, marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare dhe legjislacionit evropian dhe atij kombëtar; dhe

• të ndihmojnë në përgatitjet dhe ratifikimin e Protokollit të PRTR dhe në ndërtimin e kapaciteteve të zyrtarëve, operatorëve dhe OShC-ve;

Objektivat kryesorë të kësaj fushe veprimi përfshijnë:

 

• mbështetjen e OShC-ve përmes granteve, ngritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit dhe programit të qëndrueshmërisë së OShC-ve;

• trajnimin e liderëve të shoqërisë civile dhe forcimin e bashkëpunimit midis OSHC-ve, si dhe ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë civile, me qëllim rritjen e ndikimit të OSHC-ve në proceset vendimmarrëse;

• mbështetjen e palëve në Konventën e Aarhusit për të arritur një zbatim më efektiv në fushat e identifikuara me boshllëqe apo vështirësi të mëdha në Evropën Juglindore (EJL);

• zhvillimin dhe zbatimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve për zyrtarët dhe OSHC-të në nivel vendordhe rajonal në EJL për të ndihmuar integrimin e pjesëmarrjes publike në vendimmarrje në fushat e vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe vlerësimit strategjik mjedisor (VSM);

 

• rritjen e vetëdijes dhe ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të ministrisë dhe OShC-ve në lidhje me zbatimin e shtyllës së qasjes në drejtësi të Konventës së Aarhusit, direktivave të BE dhe legjislacionit kombëtar dhe nxitjen e dialogut për eliminimin e pengesave për qasje në drejtësi në EJL;

• mbështetjen e palëve në Konventën e Aarhusit në një zbatim më efektiv në fushat e identifikuara me boshllëqe apo vështirësi të mëdha;

• mbështetjen e agjencive mjedisore për ngritjen dhe operimin e sistemeve PRTR në përputhje me Protokollin e PRTR dhe kërkesat E-PRTR të BE;

• mbështetjen e përgatitjeve për ratifikimin e Protokollit PRTR dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit ndërmjet operatorëve dhe OShC-ve në lidhje me rolin dhe përgjegjësitë e tyre;

• përfshirjen e kërkesave të pjesëmarrjes së publikut në fusha të ndryshme, duke përfshirë menaxhimin e ujit dhe zbatimin e Direktivës Kuadër të Ujit; çështjet e energjisë bërthamore dhe të tjera çështje të lidhura me energjinë; ndryshimet klimatike; planet vendore të veprimit mjedisore (LEAPs); konsumin dhe prodhimin e qëndrueshëm; Natura 2000; dhe menaxhimin e mbetjeve.

• lehtësimin e ndarjes së përvojave midis shteteve anëtare të BE, EJL dhe vendeve të Evropës Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore; dhe

• identifikimin e praktikave më të mira në qeverisjen me pjesëmarrje dhe pjesëmarrjen e publikut dhe integrimin e tyre në sektorët e ujit, mbetjeve, energjisë, transportit, mbrojtjes së natyrës, ndryshimeve klimatike dhe sektorëve të konsumit dhe prodhimit të qëndrueshëm.