Edukim për Zhvillim të Qëndrueshëm

Edukim për Zhvillim të Qëndrueshëm

REC kontribuon drejtpërsëdrejti në Planin e Veprimit Global të UNESCO-s për Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (EZHQ) dhe Strategjinë e UNECE për EZHQ, dhe lehtëson arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB duke ndërtuar kapacitete në lidhje me Agjendën 2030 të OK për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Ne ofrojmë këshillim profesional për vendimmarrësit për politikën arsimore; nxisim dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar midis grupeve të ndryshme të interesit; shpërndajmë njohuritë mbi politikat dhe mjetet e EZHQ; zhvillojmë mjete multimediale inovative në formatet online dhe të shtypura për përdorim në klasë; ndërtojmë kapacitetet e grupeve rajonale, kombëtare dhe vendore; dhe lehtësojmë pjesëmarrjen e publikut në hartimin e politikave.

Puna jonë është njohur në forume të ndryshme ndërkombëtare. Në Konferencën Botërore mbi Edukimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (2014), Paketës e Gjelbër u përzgjodh si një nga 25 praktikat më të mira të EZHQ në nivel global. Në raportin e vlerësimit "10 Vitet e Strategjisë së UNECE për EZHQ, 2005-2015" u theksua programi rajonal "EZHQ në Ballkanin Perëndimor" (i cili integroi me sukses aftësitë dhe vlerat e zhvillimit të qëndrueshëm në reformat e vazhdueshme arsimore në rajon) dhe Paketa e Gjelbër si praktikat më të mira. Ne jemi gjithashtu një nga partnerët kyç në Programin e Veprimit Global të UNESCO-s (GAP) për EZHQ dhe një anëtar i Fushës së 3-të të Veprimit Prioritar të GAP-it, gjithashtu duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në të gjitha fushat e tjera prioritare të veprimeve përmes aktiviteteve tona edukative.

Në kuadër të kësaj fushe veprimi, REC synon:

• të zhvillojë një kornizë politike për të shpërndarë farat e procesit "Mjedisi për Evropën " dhe zbatimin e Strategjisë Evropiane për Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të UNECE në nivel ndër rajonal dhe kombëtar;

• të kontribuojë në zbatimin e strategjisë së Komisionit Evropian për vitin 2012 "Rethinking Education";

• të ofrojë mbështetje për zbatimin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 duke lehtësuar rritjen e zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse nëpërmjet edukimit me cilësi të lartë;

• të krijojë mjete specifike edukative për promovimin e vlerave të zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore;

• të forcojë arsimimin e mësuesve përmes trajnimit, ndarjes së eksperiencave dhe bashkëpunimit, dhe

• të rrisë ndërgjegjësimin publik nëpërmjet zhvillimit të mjeteve dhe fushatave për rritjen e njohurive dhe vetëdijes pë çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Katër objektivat kryesorë që lidhen me zbatimin e OZHQve janë:

• të paraqesë OZHQtë në një mënyrë të përshtatshme dhe të kuptueshme për aktorë të ndryshëm;

• të ndërtojë kapacitetet e të gjithë vendimmarrësve vendorë, rajonalë dhe vendorë;

• të inkurajojë aktivitete rajonale dhe kombëtare për zbatimin e OZHQve; dhe

• të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për OZHQtë duke përdorur një sërë aktivitetesh të përshtatura.

Ndër aktivitetet e ndërmarra për të promovuar konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm, REC është përfshirë në:

• krijimin e grupeve të punës të nivelit të lartë të EZHQ që përbëhentnga zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë kombëtarë;

• ndërmarrjen e hulumtimeve mbi programet shkollore dhe standardet arsimore me qëllim identifikimin e pikave të forta, dobësive dhe nevojave që lidhen me integrimin e aftësive dhe vlerave të zhvillimit të qëndrueshëm në kurrikulat zyrtare arsimore dhe zhvillimin e planeve kombëtare të veprimit të EZHQ që pasqyrojnë standardet dhe rekomandimet e OKB;

• përshtatjen dhe përmirësimin e kurrikulave shkollore bazuar në nevojat e identifikuara dhe në kontekstin e sfidave specifike të EZHQ në vendet e synuara;

• zhvillimin e mjeteve ndërdisiplinore dhe ndërvepruese multimediale të EZHQ;

• organizimin e trajnimeve vendore, të ndjekura nga programe gjithëpërfshirëse trajnimi të mësuesve për EZHQ në nivel kombëtar në vendet e synuara;

• mbështetjen e aktiviteteve ndërgjegjësuese për të nxitur EZHQ në nivel kombëtar, duke përfshirë zhvillimin e rrjeteve formale dhe joformale të EZHQ të profesionistëve të sektorit të arsimit dhe mësuesve; dhe

• nxitjen e sipërmarrjes dhe krijimin e vendeve të gjelbra të punës përmes një programi grantesh të vogla për shkollat ​​e mesme.