Shëndeti dhe Mjedisi

Shëndeti dhe Mjedisi

Kjo fushë e ekspertizës lidhet me Procesin Evropian të Mjedisit dhe Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mbështet zbatimin e Planit të Veprimit të Mjedisit dhe Shëndetit të BE (E & Sh) dhe Deklaratën e Konferencës së Katërt Ministrore për Mjedisin dhe Shëndetin dhe Planin e Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin e Fëmijëve për Evropën (CEHAPE), të nënshkruara në Budapest në 2004 nga 53 vende të rajonit të OBSH të Evropës. REC gjithashtu është përfshirë në përgatitjet për Konferencën e Pestë dhe të Gjashtë Ministrore për Mjedisin dhe Shëndetin, të mbajtur në Itali në vitin 2010 dhe në Ostrava në vitin 2017, dhe mbështet zbatimin e Deklaratës së Parma-s mbi Mjedisin dhe Shëndetin dhe Deklaratën e Ostravës.

Objektivat e REC në këtë fushë veprimi janë:

mbështetja e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve të shëndetit dhe mjedisit me anë të politikave integruese në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar në të gjitha vendet përfituese të REC si dhe në Evropën Lindore, Kaukaz dhe Azinë Qendrore (rajoni ELKAQ);

forcimi i rolit të parimit parandalues në shëndetin publik dhe mbrojtjen e mjedisit, me një përqëndrim të veçantë në të ardhmen e fëmijëve tanë;

promovimi i zbatimit të CEHAPE (Plani i Veprimit për Shëndetin dhe Mjedisin e Fëmijëve) me përfshirjen aktive në proceset evropiane dhe nëpërmjet instrumentave dhe mjeteve efikasë për bashkëpunimin ndërmjet shumë aktorëve; dhe

pjesëmarrja në nivel rajonal në zbatimin e CEHAPE në përgjithësi, dhe veçanërisht të Objektivit 3 Prioritar, në zvogëlimin dhe parandalimin e sëmundjeve të frymëmarrjes për shkak të ndotjes së ajrit në mjedise të jashtme dhe të brendshme.

Brenda kuadrit të kësaj fushe veprimi, aktivitetet dhe shërbimet e REC përfshijnë:

• pjesëmarrje në zhvillimin e Politikave Evropiane të Mjedisit dhe Shëndetit, me fokus të veçantë në Strategjinë e BE për Mjedisin dhe Shëndetin dhe nevojat e vendeve të Evropës Juglindore dhe të Evropës Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore;

• zbatim të CEHAPE, duke siguruar një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira midis vendeve dhe rajoneve evropiane. REC është veçanërisht i përfshirë në zbatimin e Objektivit Prioritar Rajonal nr 3 të CEHAPE për parandalimin dhe reduktimin e sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes;

• vlerësim të vazhdueshëm të angazhimit ndaj Deklaratës së Budapestit, Parmës dhe Ostravës;

• zbatim të planit të veprimit të Programit Pan-Evropian (PEP) të Transportit, Shëndetit dhe Mjedisit, duke siguruar koordinim, duke monitoruar progresin dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura në shkollat e rajonit.

• veprim për ngjarjet ekstreme të motit që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike që kërkojnë një qasje proaktive dhe multidisiplinare në lidhje me shëndetin e njeriut.

• krijim kushtesh për strategjitë kombëtare për përshtatjen e ndryshimeve klimatike, duke u fokusuar në mjedis dhe shëndet.

• ndjekje e zhvillimeve për gjenerimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të energjisë së rinovueshme dhe për reduktimin e rreziqeve shëndetësore nga prodhimi, shpërndarja dhe konsumimi i energjisë; dhe

• përqëndrim në qytete të shëndetshme dhe me qëndrueshmëri klimatike.