Legjislacioni mjedisor, politikat dhe instrumentet

Legjislacioni mjedisor, politikat dhe instrumentet

REC ofron ekspertizë ligjore dhe asistencë teknike për zhvillimin, zbatimin dhe përforcimin e legjislacionit mjedisor në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Ne gjithashtu mbështesim zhvillimin e politikave vendore mjedisore, të udhëhequr nga parimet e qeverisjes së mirë duke përdorur planifikimin me pjesëmarrje dhe vendimmarrjen bazuar në konsensus, duke siguruar kështu transparencën dhe llogaridhënien e qeverive vendore.

Pas një angazhimi afatgjatë për reformën e ligjit mjedisor në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe Europën Juglindore (EJL), REC lehtëson proceset e pranimit dhe shoqërimit në BE duke mbështetur transpozimin dhe zbatimin e acquis të mjedisit të BE, duke promovuar pranimin për marrëveshjet mjedisore shumëpalëshe, dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rrjeteve. Theks i veçantë i kushtohet përmirësimit të efektivitetit të agjencive zbatuese në lidhje me përputhjen me legjislacionin mjedisor dhe luftën kundër krimeve mjedisore.

Analiza e fushave të ndryshme të politikës mjedisore, me një fokus të veçantë në rolin e instrumenteve financiare dhe integrimin e çështjeve mjedisore në Fondet Strukturore të BE-së në nivelin e programimit dhe implementimit të projektit, është një aspekt i rëndësishëm dhe i njohur gjerësisht i punës së REC. REC gjithashtu kontribuon në të mësuarit e politikave në të gjithë BE-në dhe në kapitalizimin e praktikave midis palëve të interesuara rajonale me qëllim të forcimit të politikave rajonale të BE-së në fushën e mjedisit dhe efiçencës së resurseve.

Objektivat kryesorë të REC në këtë fushë veprimi janë:

• të mbështesë në mënyrë efikase dhe efektive zhvillimin e një kuadri të plotë legjislativ në përputhje me acquis mjedisore të BE përmes zbatimit të një qasje strategjike rajonale që inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin, shkëmbimin e rezultateve dhe zgjidhjeve, dhe zbatimin e përbashkët të aktiviteteve;

• të mbështesë zhvillimin e politikave mjedisore vendore në përputhje me standardet e BE dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm;

• të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore;

• të rrisë efikasitetin e agjencive zbatuese, inspektorateve, gjyqësorit, policisë dhe organeve të tjera në lidhje me përputhshmërinë me legjislacionin mjedisor;

• të përmirësojë shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me shtetet anëtare të BE përmes një bashkëpunimi më të fuqishëm përmes një rrjeti zbatues, si dhe përmes programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të përvojave;

• të forcojë rrjetin rajonal dhe ndërkombëtar të inspektorëve të mjedisit, leje-lëshuesve, gjykatësve, prokurorëve dhe policisë duke krijuar një rrjet rajonal për të luftuar krimin mjedisor.

• të mbështesë integrimin më të mirë të shqetësimeve mjedisore në Fondet Strukturore dhe Kohezive të BE-së, instrumentet e politikave rajonale, programet e zhvillimit dhe instrumentet financiare të institucioneve financiare ndërkombëtare;

të kontribuojë në diskutimet politike dhe sektoriale mbi aspektet e ekonomisë së gjelbër, sidomos rolin e instrumenteve financiarë, por edhe gjelbërimin e sektorëve si uji dhe mbetjet;

• të mbështesë më tej planifikimin strategjik të investimeve mjedisore në EJL dhe hapjen ndaj vendeve të Partneritetit Lindor;

• të ofrojë këshillim dhe mbështetje për hartuesit e politikave rajonale të BE, veçanërisht në lidhje me programet për investime për rritje dhe punësim;

• të ofrojë ndihmë për reformën e politikave arsimore përmes edukimit për zhvillim të qëndrueshëm; dhe

• të mbështesë zbatimin e Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 duke lehtësuar rritjen e mençur, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes edukimit cilësor.

REC punon në bashkëpunim me vendimmarrësit mjedisorë (si ministritë dhe autoritetet mjedisore kombëtare dhe rajonale dhe agjencitë përgjegjëse për zhvillimin dhe përforcimine  legjislacionit), gjyqësorin, institucionet financiarë, propozuesit e projektit të infrastrukturës, Komisionin Evropian, organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Aktivitete specifike përfshijnë:

• ndihmën në transpozimin dhe zbatimin e acquis të mjedisit të BE duke ofruar dispozita për monitorimin e progresit dhe kontrollin e pajtueshmërisë;

• ndihmën në zbatimin praktik dhe në përputhje me legjislacionin mjedisor duke ndërtuar kapacitetet e agjencive ligjzbatuese (inspektoratet, policia, doganat, rojet e pyjeve etj.), zhvillimin e udhëzuesve dhe materialeve trajnuese dhe ngritjen e vetëdijes së gjyqtarëve dhe prokurorëve;

• hartimin e vlerësimeve teknike që analizojnë përputhshmërinë e masave kombëtare të shteteve anëtare me direktiva të caktuara në sektorin e mjedisit;

• kryerjen e analizave ligjore dhe zhvillimin e kapaciteteve për ndërtimin dhe mjetet e qeverisjes ligjore, duke përfshirë parimet, kodet dhe instrumentet vullnetare për çështje me rëndësi rajonale;

• mbështetjen e sekretariatit të konventave të ndryshme për të promovuar pranimin në marrëveshjet mjedisore shumëpalëshe;

• ndihmën në hartimin e planeve vepruese kombëtare dhe rajonale për luftimin e krimit mjedisor (si prerjet e paligjshme) dhe dhe zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë (siç janë zjarret në pyje);

• ndihmën në zhvillimin e planeve vendore të veprimit mjedisor;

• lehtësimin e qeverisjes së mirë, ndërtimin e besimit, rrjetëzimin dhe bashkëpunimin në ligjin mjedisor përmes partneriteteve dhe rrjeteve informale rajonale;

• asistimin e rajoneve të BE në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së tyre;

• analizimin e implikimeve të ekonomisë së gjelbër në politika të ndryshme të BE;

• ndihmën në planifikimin strategjik të investimeve mjedisore, duke përfshirë identifikimin dhe prioritizimin e projekteve të investimeve në infrastrukturën mjedisore dhe në formulimin e projekteve të investimeve në nivel kombëtar dhe bashkiak;

• promovimin e integrimit të mjedisit në fondet e BE, si dhe fondet e zhvillimit kombëtar dhe rajonal, në nivel të programimit, përzgjedhjes dhe monitorimit të projekteve;

• ofrimin e mjeteve dhe informacionit, politikëbërësve rajonalë të BE, për të përmirësuar performancën e programeve dhe instrumenteve të zhvillimit rajonal;

• punën së bashku me institucionet kombëtare për të përshtatur dhe ndryshuar kurrikulat arsimore në përputhje me vlerat, aftësitë dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe me strategjitë evropiane në vazhdimësi për reformën arsimore; dhe

• ofrimin e asistencës në zhvillimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë.