Burimet Natyrore

Burimet Natyrore

Në kuadër të kësaj fushe veprimi, REC adreson sfidat që lidhen me ndikimet negative mjedisore të krijuara nga përdorimi i burimeve natyrore; rritja e shpenzimet për lëndët e para thelbësore dhe minerare, mungesën e tyre në treg dhe paqëndrueshmërinë e çmimeve; dhe varësinë e burimeve të BE. Mbështetje ofrohet edhe për zhvillimin e strategjive kombëtare të efiçiencës së resurseve. Fokusi është në efikasitetin e materialit, lëndëve të para, zëvendësuese, materialeve të reja, lëndëve të para sekondare, mbetjeve si burim, përdorimit të tokës dhe efikasitetit të përdorimit të tokës, si dhe shfrytëzimin dytësor të biomasës. REC ka njohuri të thellë dhe të gjerë në fushën e mbetjeve dhe ekonomisë qarkulluese. Vendet evropiane asistohen për të zhbllokuar potencialin e paketës së ekonomisë qarkulluese të BE. REC ka një histori të gjatë në dhënien e mbështetjes për Komisionin Evropian në lidhje me legjislacionin e cilësisë së ajrit dhe shkarkimeve industriale. Në përputhje me angazhimin afatgjatë për mbrojtjen e biodiversitetit, REC gjithashtu kontribuon në hartimin dhe zbatimin e rregulloreve vendore, kombëtare dhe relevante ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës. Rëndësi e veçantë i kushtohet aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e zonave rurale në një mënyrë që përfitojnë si njerëzit ashtu edhe natyra, si projektet e brandimit dhe ngritja e kapaciteteve për palët e interesuara vendore në fushat e bujqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm.

Objektivat kryesorë të lidhur me përdorimin e burimeve natyrore janë:

• të promovojë zbatimin e Udhërrëfyesit të BE drejt Evropës me Burime Efikase në Evropën Qendrore dhe Lindore; paketën e ekonomisë qarkulluese të BE dhe legjislacionin përkatës;

• të nxisë zbatimin e qasjeve strategjike dhe proceseve që synojnë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve

• të mbështesë bizneset në përmirësimin e efikasitetit të materialeve të tyre;

• të forcojë njohuritë e përdorimit të burimeve evropiane dhe ndikimet negative mjedisore dhe rëndësinë e tyre; dhe

• të mbështesë vlerësimin e zbatimit, shqyrtimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të legjislacionit që lidhet me cilësinë e ajrit dhe shkarkimet industriale.

Objektivat kryesorë të lidhur me biodiversitetin dhe ruajtjen e natyrës përfshijnë:

• Promovimin e integrimit të biodiversitetit dhe shqetësimeve të përdorimit të qëndrueshëm në arsim dhe zhvillim rural në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;

• përkthimin e eksperiencës në terren në politikat dhe legjislacionin e ri evropian të biodiversitetit;

• Shtrirja e mbështetjes lokale për përcaktimin dhe menaxhimin e duhur të territoreve ose zonave të reja të mbrojtura duke promovuar markën REC "Edukimi për Natura 2000";

• forcimi i rolit të komuniteteve rurale në menaxhimin e zonave të pasura me biodiversitet, duke përfshirë zonat e mbrojtura dhe zonat Natura 2000; dhe

• Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i njohurive midis zyrave të vendit të REC-ut për çështjet që lidhen me biodiversitetin.

 

Aktivitetet në këtë fushë veprimi përqendrohen në temat kryesore të mëposhtme:

• efiçiencën e burimeve

• mbetjet dhe ekonomisë qarkulluese;

• cilësinë e ajrit dhe shkarkimet industriale;

• risitë ekologjike;

• biodiverisitetin;

• infrastrukturën e gjelbër;

• shërbimet e ekosistemit;

• bujqësinë e qëndrueshme; dhe

• turizmin e qëndrueshëm.