Qytete të mençura dhe Lëvizshmëri e Qëndrueshme

Qytete të mençura dhe Lëvizshmëri e Qëndrueshme

Në kuadër të kësaj fushe veprimi, REC promovon qeverisjen për qëndrueshmëri dhe lehtëson kalimin drejt ekonomisë së gjelbër, nëpërmjet fokusit të saj specifik në "transportin e gjelbër" dhe nëpërmjet shpërndarjes së produkteve dhe informacionit që lidhen me lëvizshmërinë urbane të qëndrueshme dhe qytetet e mençura. Përvoja gjithashtu përfshin mënyrën e transportit dhe logjistikën e gjelbër, me vëmendje të veçantë në fushën e transportit inteligjent trans-evropian.

Në kontekstin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane, ne mbështesim nismën e CIVITAS të KE dhe fushatën e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, duke kontribuar në planifikimin e lëvizshmërisë urbane dhe planifikimin e udhëtimit në vendin e punës, dhe në përdorimin e karburanteve dhe automjeteve të pastra. Përvoja jonë në lidhje me qytetet e zgjuara qëndron në ndarjen e makinave dhe biçikletave, nyjat multimedialë peri-urbane të transportit dhe shërbimet e transportit publik, shkëmbimin e njohurive, platformat e inovacionit social, dhe madje edhe mjetet e mençura për ngrohje dhe ftohje me karbon të ulët. Këto aktivitete ndërmerren në përpjekje për të përmirësuar efikasitetin e transportit, uljen e shkarkimeve të CO2, zvogëlimin e mbingarkesës, ngritjen e nivelit të sigurisë në rrugët tona dhe përmirësimin e integrimit dhe barazisë sociale - gjithnjë duke pasur parasysh ndërveprimin qytetar.

Sigurimi i informacionit mjedisor ka qenë një shenjë dalluese e REC qysh prej themelimit. Kjo zakonisht përfshin publikimin e buletineve; mbajtjen e platformave të këmbimit të njohurive; dhe ofrimin e burimeve specifike të bazuara në projekte (udhëzime të praktikave të mira, materiale të përkthyera, seminare për shkëmbim të përvojave, portale, baza të dhënash dhe fushata PR). Jemi gjithashtu familjarë në studimet e fizibilitetit, analizat e nevojave të përdoruesve dhe anketimet shumëkombëshe, të cilat mund të jenë në shënjestër ndaj një sërë audiencash dhe çështjesh tematike (p.sh. energji, transport dhe qytete të mençura) dhe të cilat përdoren për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes. Kjo përvojë përmbushet nga risitë tona, të cilat përfshijnë një platformë të zgjuar për ndarjen e udhëtimeve online që iu mundëson punonjësve të REC të bëjnë udhëtime në dhe nga puna dhe të llogarisin kostot mjedisore, financiare dhe shëndetësore të udhëtimit të tyre; si dhe një metodologji për vlerësimin e shpejtë të rreziqeve klimatike përgjatë korridorëve të transportit.

Informacion mbi projektet e përzgjedhura të zbatuara nga REC në fushën e Qyteteve të Zgjuara dhe Lëvizshmërisë së Qëndrueshme mund të gjeni këtu.