Menaxhimi i Burimeve Ujore

Menaxhimi i Burimeve Ujore

REC hulumton vazhdimisht mënyra të reja për të përqendruar vëmendjen në çështjet e lidhura me ujin, duke përfshirë një përzgjedhje të gjerë të shqetësimeve të aktorëve në interes të zhvillimit social dhe ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit. Puna e REC në këtë fushë veprimi, e zbatuar në kontekstin e qasjes së menaxhimit të burimeve të integruara të ujit (IWRM), kontribuon në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm mbi ujërat dhe kanalizimet (OZHQ 6) dhe synimet e saj.

Objektivat e REC në këtë fushë veprimi janë:

• të arrihet përdorim më i qëndrueshëm i burimeve ujore, duke pasur parasysh mbrojtjen e ekosistemeve të lidhura me ujin;

• të forcojë dialogun dhe bashkëpunim mes aktorëve në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe/ose vendor;

• të frymëzojë një qasje të integruar për përshtatjen ndaj sfidave të krijuara ose përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, duke përfshirë masat për të integruar përshtatjen në politikat sektoriale; dhe

• të përforcojë përfshirjen e parimeve të menaxhimit të burimeve të integruara të ujit (IWRM) në sektorë të tjerë, si bujqësia, energjia, transporti dhe turizmi.

Aktivitetet

Uji dhe kanalizimet janë në thelbin e zhvillimit të qëndrueshëm. REC përqendrohet në të gjitha aspektet e menaxhimit të burimeve ujore duke ofruar nisma për ngritjen e kapaciteteve, platforma neutrale për bashkëpunimin ndërkufitar dhe shërbime konkrete teknike drejt arritjes së OZHQ 6. Autoritetet dhe aktorët e angazhuar në fushën e ujit, si dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC) - organizatat qeveritare (OJQ), gratë dhe të rinjtë, janë prioritet në zbatimin e aktiviteteve.

REC siguron udhëheqjen, menaxhimin dhe koordinimin e programeve dhe projekteve të ujit, duke përfshirë komunikimin me marrdhenien me median.

Nisma për ngritjen e kapaciteteve

  • Menaxhimi i burimeve të integruara të ujit
  • Qeverisja për ujin
  • Qasja në informacion dhe pjesëmarrja e publikut
  • Përmirësimi i mirëkuptimit të përbashkët dhe ndërgjegjësimit mbi çështjet e ujit midis aktorëve të ndryshëm

Bashkëpunimi ndërkufitar

  • Mbështetje për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen e palëve të interesit, duke përfshirë aspektet ligjore dhe institucionale
  • Vlerësimi dhe prioritizimi i çështjeve me interes në lidhje me menaxhimin e rrjedhave ujore të ndara midis dy ose më shumë vendeve
  • Koordinimi i aktiviteteve ndërmjet agjencive rajonale dhe kombëtare
  • Shkëmbimi i praktikave të mira dhe transferimi i njohurive

Shërbimet teknike

  • Zhvillimi dhe zbatimi i politikave të ujërave të ëmbla të BE
  • Futja në përdorim e masave për të lehtësuar përshtatjen ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike
  • Forcimi i monitorimit dhe vlerësimeve mjedisore në lidhje me burimet ujore dhe ekosistemet e lidhura me ujin
  • Menaxhimi i kërkesës për ujë dhe mjete të tjera konvencionale dhe jo-konvencionale për përdorimin dhe sigurinë e ujit
  • Reduktimi i rrezikut nga fatkeqësitë lidhur me ekstremet e ujit, përmbytjet dhe thatësirat