Zyra për Shqipërinë

Shqipëri

Në Shqipëri, REC është rregjistruar si entitet ligjor dhe ka zyrën e saj që prej vitit 1993. Si pjesë e rrjetit të zyrave lokale të REC në Evropën Jug-Lindore, REC Shqipëri punon për të përmbushur misionin e REC përmes mbështetjes së OJFve, të institucioneve mjedisore në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe të aktorëve të ndryshëm që veprojnë në fushën e mjedisit. Gjithashtu, REC Shqipëri promovon pjesëmarrjen publike dhe shkëmbimin e informacionit.

Aktivitetet e shumëanshme të REC Shqipëri mbulojnë të gjitha aspektet e mbështetjes teknike, përfshirë:

  • Nisma dhe Investime Mjedisore
  • Planifikim dhe Menaxhim Mjedisor
  • Edukim dhe Informacion Mjedisor
  • Legjislacion Mjedisor
  • Zhvillim i Kapaciteteve dhe Mbështetje Teknike
  • Pjesëmarrje e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore
  • Mbështetje për OJF-të

Ekspertiza
Nismat lokale • Biodiversiteti dhe zhvillimi rural • Mbështetje shoqërisë civile • Ndryshimet klimatike • Edukimi mjedisor • Informimi mjedisor • Vlerësimi mjedisor • Shëndeti dhe mjedisi • Zbatimi i Konventës Aarhus • Ligji, zbatimi dhe përputhshmëria e tij • Risitë dhe përmirësimi i teknologjisë

Shërbimet
Këshillim dhe konsulencë • Asistencë teknike për çështje të ndryshme mjedisore • Ngritje kapacitetesh dhe trajnime • Mbështetje financiare për infrastrukturë mjedisore • Informim dhe shkëmbim informacioni • Lehtësim dialogu dhe promovim

Produktet
Metodologji dhe manuale për sektorë të lidhur me mjedisin • Dokumenta dhe broshura për ngritje kapacitetesh • Botime për rritjen e njohurive mjedisore dhe edukimin mjedisor • Studime dhe Botime për kuadrin ligjor • Buletine dhe revista tematike • Broshura dhe fletëpalosje tematike • Adresarë institucionesh dhe faqe internet