Workshop: Ngritja e Planifikimit të Emergjencave në një nivel më të lartë

Event's Image

5

5 - 6 Tet 2017

Vendodhja:

Tiranë

Vendi:

Tirana International Hotel

Web:

http://www.pronewsprogramme.eu/

Pjesëmarrës: 12 përfaqësues nga Prefekturat, DPEC dhe aktorë të tjerë kombëtarë të Planifikimit të Emergjencave

Partnerët e Konsorciumit: DPC, CIMA, REC

Kërkesa për pjesëmarrësit nga prefekturat: Të kenë njohuri të plota të planit të emergjencave të Prefekturës së tyre.

Gjuha: Anglisht dhe Shqip me përkthim simultan

Referenca lidhur me PRO NEWS: Rezultat (iOc), Produkt (Op) dhe Aktivitetet:

 iOc B.2 Rritja e kapaciteteve të planifikimit në menaxhimin e emergjencave
o Op B.7 Analiza dhe vlerësimi i udhëzimeve ekzistuese të hartuara nga UNDP në vitin 2005 dhe vlerësimi i planeve të emergjencave të prefekturave
 Aktiviteti B.7.1 analiza dhe vlerësimi i udhëzimeve ekzistuese në përputhje me rregulloret e BE-së dhe praktikat e mira në Shqipëri
 Aktiviteti B.7.2 vlerësimi i planeve te emergjencave në nivel prefekture

Qëllimi: Workshopi dy-ditor synon, nga njëra anë, në promovimin dhe lehtësimin e shkëmbimit të praktikave të mira nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe Autoritetet përkatëse Shqiptare në fushën e Planifikimit të Emergjencave dhe nga ana tjetër në shqyrtimin dhe finalizimin e vlerësimit të planeve ekzistuese të emergjencës në nivelin prefektural.

Në këtë aspekt të fundit, PRO NEWS ka zhvilluar instrumentin e vlerësimit, me qëllim që të kontribuojë në harmonizimin e vlerësimit të statusit aktual të Planifikimit të Emergjencave në nivel Prefekture.

Gjatë workshopit, PRO NEWS do të paraqesë rezultatet e fazës së parë të vlerësimit. Për më tepër, rezultatet e vlerësimit do të shqyrtohen gjatë sesioneve interaktive dhe do të finalizohen.

Me miratimin e planit të punës nga PRO NEWS, parashikohet dhënia e mbështetjes për MB-në në hartimin e Rregullores Kombëtare për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm dhe azhornimin e Udhëzimeve mbi Planifikimin e Emergjencave, workshopi gjithashtu do të trajtojë mësimet e nxjerra nga vlerësimi i Udhëzimeve të UNDP-së dhe Planeve Emergjente në Nivelin Prefektural.

Formati i workshopit: workshop parashikon prezantime frontale dhe seanca interaktive me të gjitha prefekturat.

: 1,032 views