26
26 Tet 2017
Vendodhja:
Shkodër
Organizatori:
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri
Kontakti:
Genta Hoxha ghoxha@rec.org
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në përfundim të projekteve të lidhura me mobilitetin dhe cilësinë e ajrit në kuadër të projektit “Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian – ACHIEVE”, të zbatuar nga REC Shqipëri, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, organizon një forum kombëtar me temë: "Drejt qyteteve të mençura - problemet dhe rruga përpara".
Ky forum synon të sjellë disa nga rezultatet e arritura nga OSHC-të mjedisore në fushën e cilësisë së ajrit dhe të lëvizshmërisë urbane. OSHC-të, në bashkëpunim me ekspertët, janë përqëndruar në aspekte të ndryshme që lidhen drejtpërdrejtë apo dhe indirekt me çështjet e cilësisë së ajrit, për të mbështetur dhe për të përmirësuar më tej punën e institucioneve përgjegjëse, në monitorimin dhe raportimin e zbatimit të legjislacionit ekzistues për cilësinë e ajrit.
Pjesëmarrësit në forum do të kenë mundësi të diskutojnë rreth gjetjeve të OSHC-ve në këtë fushë.
Forumi zhvillohet në datën 26 tetor 2017, në qytetin e Shkodrës.
Të interesuarit për të marrë pjesë në forum, duhet të dërgojnë një email për shprehje interesi, në adresën ghoxha@rec.org, brenda datës 20 tetor 2017.
REC Shqipëri do të konfirmojë pjesëmarrjen e personave të përzgjedhur, së bashku me detajet e tjera logjistike, brenda 3 ditëve nga mbyllja e aplikimit.
