24
24 - 25 Tet 2017
Vendodhja:
Tiranë
Organizatori:
REC Shqipëri
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizon trajnimin tematik “Menaxhimi Financiar – raportimi dhe kontrolli i Organizatave Jofitimprurëse”.
Qëllimi i këtij trajnimi është ofrimi i një informacioni më të plotë mbi Legjislacionin Tatimor për OJF-të; si dhe rritja e njohurive dhe aftësive financiare mbi mënyrën e menaxhimit dhe të raportimit financiar të një projekti, në përputhje me kërkesat e donatorit dhe të auditit.
Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Tiranës, në datat 24 – 25 Tetor 2017.
Ky trajnim është konceptuar për OSHC-të e përfshira në grantet operacionale në projektin SENiOR-II, dhe janë në fillimin e fazës së zbatimit.
