Dita Botërore e Qyteteve në Tiranë - Qytete më të mira, jetë më e mirë!

Event's Image

31

31 Tet 2017

Vendodhja:

Tiranë

Vendi:

Reja.al

Organizatori:

REC

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të festimit të ditëve mjedisore nga programi ACHIEVE, më datë 31 tetor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Politikave dhe Edukimit të Bashkisë Tiranë, organizon në Ditën Botërore të Qyteteve aktivitet kushtuar qeverisjes inovative dhe qyteteve si sisteme te hapura komunikimi dhe bashkëpunimi, duke kombinuar kultura, komunitete dhe industri të ndryshme, duke frymëzuar inovacionin urban dhe zhvillimin njerëzor.

Qëllimi i takimit është njohja me disa praktika të mira që zbatohen në qytetin e Tiranës, duke u përqëndruar në nxitjen e diskutimeve midis aktorëve të ndryshëm në lidhje me zbatimin e nismave konkrete për përmirësimin e qeverisjes vendore, në kuadër të zbatimit të Axhendës 2030 dhe në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Shihemi të martën tek Reja, në orën 11.00!

Qytete më të mira, jetë më e mirë!

: 1,203 views