Dita Ndërkombëtare e Maleve - Dajti N’Fest

Event's Image

9

9 Dhj 2017

Vendodhja:

Tiranë

Organizatori:

APR- Bashkia Tiranë; AKZM; UNDP; REC dhe NaturAL

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e UNDP, REC dhe NaturAL në bashkëpunim me një sërë shoqatash kulturore dhe sportive, organizon më 9 dhjetor 2017 Dajti N’Fest, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh sportive, do të kujtohen traditat e vjetra të zonës, kulturore, historike dhe agro-ushqimore nga grupi folklorik Logu i Malesisë dhe komuniteti i zonës

Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003, pas shpalljes së Ditës Ndërkombëtare të maleve OKB vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e Maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerzëve.

Mesazhi i kësaj dite është “Të zhvillojmë biodiversitetin në male, si dhe traditat e këtyre zonave, sportet e maleve, pasi ato janë relaks, shëndet, socializim dhe mirqënie”. FAO (Food and Agriculture Organization of the United Nations), Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Agrikulturës e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2017, vitin e luftës kundër varfërisë.

Panairi agro-ushqimor i shërben promovimit të mundësive të komunitetit lokal për të zhvilluar fermat e tyre, bizneset e tyre, turizmin, pasi rritja e sipërmarrjes do të thotë më pak emigracion, më pak shpopullim të zonave tona rurale, më pak probleme ekonomiko-sociale.

Aktiviteti organizohet bashkarisht nga Bashkia Tiranë, APR, AKZM, AdZM, Tiranë mbështetur nga REC, PNUD dhe NaturAL. Në këtë ditë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme si pedalim për gara nga Road Bike, Mountain Bike, EDS si dhe evente të veçanta si Logu i Festës Malore me artistë e etno evente që përfshijnë atmosfere blegtorale, folk, traditë e kulturë, tokë, format herbariumi per tu plotesuar nga fëmijët.

Çelja e pistës së hedhjeve me parashut në Dajt me djemtë e Aeronautikës per here te pare ne date 9 Dhjetor 2017.

Garë me biçikleta nga grupi çiklistik, si dhe ecja në shtigjet e reja të markuara nga AdZM, Tiranë.

Festa e kaccamakut – përgatitet nga banorët e zonës sipas traditës së tyre dhe në mënyrë simbolike do të pregohet edhe në këtë aktivitet duke pasuruar, Dajti N’Fest.   

Do të ketë një panair agro-ushqimor dhe një stendë për shpërndarjen e materialeve promovuese mbi Parkun Kombëtar të Dajtit dhe Zonat e Mbrojtura. 

Do të bëhet markimi i një shtegu të ri, i cili do t’u shërbejë turistëve, vizitorëve të cilët e kanë passion natyrën dhe ecjet e lira. Ky shteg do të jetë pjesë e shtigjeve që ofrohen në aplikacionin TiO. Do të jetë në variantin GPS/KMZ  i aksesueshëm nga celulari. Në këtë ecje do të ftohen që të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit. Kjo ecje do të ndihmojë për të njohur vlerat natyre të zonës, duke i parë dhe prekur nga afër ato.

Ky aktivitet ndërmerret dhe organizohet nga Bashkia e Tiranës për të tretin vit rresht. Këtë vit, por dhe në vitet që pasojnë ky aktivitet do të zhvillohet bashkërisht me Bashkinë, APR dhe AKZM AdZM dhe qëllimi është që kjo festë të kthehet në traditë.