Thirrje për Ekspertë të Forcimit Institucional dhe Qëndrueshmërisë Organizative të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC)

Event's Image

15

15 Jan 2018

Vendodhja:

Tiranë

Organizatori:

REC Shqipëri

Web:

http://www.senior-a.al/index.php/thirrje-dhe-njoftime/227-thirrje-per-eksperte-te-forcimit-institucional-dhe-qendrueshmerise-org

Kontakti:

Rezart Kapedani / RKapedani@rec.org

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri është duke zbatuar programin “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II), i financuar dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN).

Ky program, vazhdim i një programi të mëparshëm, synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile në dy drejtime kryesore: rritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen financiare. Një nga drejtimet kryesore të mbështetjes së shoqatave është dhe forcimi i tyre si institucione dhe rritja e qëndrueshmërisë së tyre përmes dy trajnimeve në grup dhe coaching individual për secilën nga organizatat.

REC Shqipëri përmes një procesi grantimi ka mbështetur financiarisht 14 Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore, me grante operacionale, për periudhën 2017-2018, të cilat do të jenë dhe fokusi kryesor i punës për forcimin institucional. Në këtë kuadër, REC Shqipëri kërkon që gjatë trajnimeve në grup si dhe gjatë zhvillimit të aktiviteteve nga këto organizata, të ketë dhe ndihmesën e 2 (dy) ekspertëve vendorë  që kanë përvojë në pjesën e forcimit institucional të organizatave të shoqërisë civile. 

Njoftimin e plotë e gjeni në adresën: http://www.senior-a.al/index.php/thirrje-dhe-njoftime/227-thirrje-per-eksperte-te-forcimit-institucional-dhe-qendrueshmerise-organizative-te-organizatave-te-shoqerise-civile-oshc