Thirrje për Aplikim për Grante në Lidhje me Prioritetet Kombëtare

Event's Image

27

27 Shk 2018

Vendodhja:

Tiranë

Organizatori:

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

Web:

http://www.senior-a.al

Kontakti:

Rezart Kapedani / RKapedani@rec.org

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), hap thirrjen për aplikim në kuadër të Prioriteteve Kombëtare, me tematikë “Monitorimi i informacionit mjedisor dhe përdorimi nga shoqëria civile në shërbim të qytetarit”.

Qëllimi i granteve për prioritetet kombëtare është reagimi i shoqërisë civile ndaj prioriteteve specifike kombëtare lidhur me mjedisin, përmes hartimit të një dokumenti/raporti dhe realizimit të një sërë aktivitetesh në lidhje me këtë prioritet. Ky dokument duhet të përmbajë mendimin profesional të ekspertëve të shoqërisë civile dhe të bazohet në fakte dhe në opinionin e shoqërisë civile në lidhje me prioritetin në fjalë, e më pas të konsultohet apo t’i paraqitet dhe aktorëve shtetërorë për shqyrtim. Në këtë thirrje mund të marrin pjesë të gjitha organizatat që janë të përfshira apo dhe që mund të përfshihen në të ardhmen në programin SENiOR-II.

REC Shqipëri do të mbështesë organizatën(at) fituese me një fond jo më të madh se ekuivalenti në LEK i 15.000 Euro.

Për kërkesat dhe kushtet e aplikimit shikoni Termat e References për këtë prioritet, që gjendet në faqen e REC Shqipëri http://albania.rec.org/ dhe atë të programit www.senior-a.al/.

Afati i dorëzimit të Projekt propozimeve është: 27 shkurt 2018, ora 17.00.

Projekt propozimet duhet të paraqiten, në origjinal dhe një kopje në CD e dokumentave origjinale, në zyrën e REC Shqipëri brenda datës së caktuar.

Për më shumë informacion lidhur me këtë program mund të kontaktoni me zyrën e REC Shqipëri: Rr. Ismail Qemali, Nr. 27, Kutia postare 127, Tirane, Shqipëri E-mail: RKapedani@rec.org Tel/faks: +355 4 223-2928; Internet: http://albania.rec.org/

: 1,233 views