Takim Informues/sqarues në lidhje me aplikimet për Grante në Partneritet me Pushtetin Vendor dhe për Grante në Lidhje me Prioritetet Kombëtare

Event's Image

13

13 Shk 2018

Vendodhja:

Tiranë

Vendi:

Hotel Grand

Organizatori:

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

Web:

www.senior-a.al

Kontakti:

Rezart Kapedani / RKapedani@rec.org

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II)", i financuar dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), ka hapur thirrjen për aplikime për Grante në Partneritet me Pushtetin Vendor dhe për Grante në Lidhje me Prioritetet Kombëtare.

Për të lehtësuar procesin e aplikimit për organizatat e interesuara, REC Shqipëri do të zhvillojë një takim informues për ato aplikantë potencialë, të cilët kanë pjesë të paqarta në procesin e plotësimit të dokumentacionit për grantet.

Ky takim është parashikuar të mbahet më datë 13 shkurt 2018, me OJF-të të cilat duan të aplikojnë për Grante në Partneritet me Pushtetin Vendor dhe për Grante në Lidhje me Prioritetet Kombëtare.

Takimi do të mbahet te Hotel Grand, Tiranë, ora 11.00-13.00.

Bashkë me konfirmimin për pjesëmarrje, për të lehtësuar komunikimin, të gjitha Organizatat e interesuara janë të lutura të përcjellin dhe pyetjet për të cilat kërkohen sqarime të mëtejshme në lidhje me këte proces jo më vonë se data 9 shkurt 2018.

: 395 views