Konferencë Kombëtare: “Vlerësimi i gjendjes së mjedisit detar”

Event's Image

26

26 Shk 2018

Vendodhja:

Tirana

Vendi:

Xheko Imperial Hotel

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit SENiOR-II si pjesë e Granteve për Prioritetet Kombëtare, mbështetur nga Qeveria Suedeze, ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën Kombëtare “Vlerësimi i gjendjes së mjedisit detar”. 

Në këtë takim prezantohet raporti i vlerësimit të gjendjes së mjedisit detar për periudhën 1991-2015 i bazuar në gjetjet dhe rekomandimet që ekspertët e fushave social-ekonomike dhe mjedisore së bashku me organizatat mjedisore të shoqërisë civile kanë dhënë për qeverinë dhe në përmbushje të angazhimeve kombëtare për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm që Kombet e Bashkuara kanë shpallur për realizim në nivel global.

 Dokumenti, prezanton ndikimet negative të zhvillimit social-ekonomik dhe dëmtimet në mjedis si pasojë e zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor e institucional me të metat dhe mangësitë e tyre duke dhënë mbi bazën e këtyre gjetjeve dhe rekomandimet përkatëse në ndihmë të ruajtjes së natyrës dhe përdorimit më efektivitet të burimeve natyrore që mjedisi detar ofron.

 Jeni të ftuar t’i bashkoheni këtij aktiviteti për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve që kanë ndodhur në mjedisin detar që prek vendin tonë dhe për të ndarë me ne opinionet dhe rekomandimet tuaja për një menaxhim më të mirë të tij në plotësimin e detyrimeve dhe angazhimeve rajonale dhe globale.

: 1,974 views