9
9 - 10 Pri 2018
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizon trajnimin me temë “Transporti i Qëndrueshëm dhe Lëvizshmëria - Progresi në Shqipërin dhe roli i shoqërisë civile”.
Trajnimi synon të njohë pjesëmarrësit me konceptin e ri “Smart Cities”, evolucionin e transportit në qytet drejt transportit të qëndrueshëm, praktikat e suksesshme të zbatuara në vendin tonë dhe rolin e shoqërisë civile në promovimin e këtyre nismave.
Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Tiranës, në datat 9 – 10 Prill 2018.
Lektor kryesor në këtë trajnimi do të jetë eksperti gjerman z. Torben Heinemann, Shef i Planifikimit Urban të Lajpcig dhe lektor pranë Institutit Gjerman të Urbanistikës, specializuar në strategjitë e lëvizshmërisë së qëndrueshme.
OJF-të që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim, duke treguar qartë rolin e tij brenda OJF-së dhe lidhjen e tij me tematikën e trajnimit.
Duke qenë se pjesa më e madhe e trajnimit do të jetë në gjuhën angleze, njohja e kësaj gjuhe do të jetë kriter përzgjedhës për pjesëmarrjen në këtë trajnim.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën ghoxha@rec.org, brenda datës 30 Mars 2018.
OJF-të që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen nga REC Shqipëri, lidhur dhe me detajet e tjera logjistike të trajnimit.
