4
4 - 5 Tet 2018
Vendodhja:
Ishull Lezhë
Organizatori:
REC Shqipëri
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizon trajnimin me temë “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të Qasjes bazuar në Ekosistem”.
Trajnimi synon të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve mbi ndryshimet klimatike dhe qasjen bazuar në ekosistem, përfitimet që rrjedhin nga zbatimi i ndërhyrjeve të EbA-s, dhe promovimin e përvojave të mira me OSHC-të dhe komunitetin.
Trajnimi do të zhvillohet në Ishull Lezhë, në datat 4 – 5 Tetor 2018.
OJF-të që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim, duke treguar qartë rolin e tij brenda OJF-së dhe lidhjen e tij me tematikën e trajnimit.
Nxiten të aplikojnë Organizatat që kanë fokus kryesor të punës së tyre biodiversitetin, zonat e mbrojtura, sistemet ligatinore.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën ghoxha@rec.org, brenda datës 25 Shtator 2018.
