26
26 - 27 Tet 2018
Vendodhja:
Durrës
Vendi:
Durrës
Organizatori:
REC Shqipëri
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Rrjetëzimit të OSHC-ve Mjedisore, organizon trajnimin me temë “Advokacia për çështjet mjedisore në praktikën parlamentare”.
Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Durrësit, në datat 26 – 27 Tetor 2018.
Trajnimi ka në fokus organizatat që janë pjesë e programit SENiOR-II përmes përfshirjes në rrjetet tematike. OSHC-të që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën ghoxha@rec.org, brenda datës 5 Tetor 2018.
OJF-të që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen nga REC Shqipëri, lidhur dhe me detajet e tjera logjistike të trajnimit.
Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë udhëtimin dhe akomodimin për ata që udhëtojnë nga jashtë qytetit).
