Sfidat urbane dhe qytete të qëndrueshme: Udhëzues për mësuesit

Dhjetor 14, 2016

Ajo çfarë po ndodh në qytetet tona është shumë e rëndësishme në axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm, dhe edukimi është jetësor në arritjen e një ndryshimi për një zhvillim urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Mjeti i ri mësimor i REC është projektuar si një udhëzues për të ndihmuar mësuesit e shkollave të mesme të prezantojnë sfidat kryesore urbane të Evropës dhe të përfshijnë studentët e tyre në kërkim të zgjidhjeve. Materialet janë ideale për përdorim për studentët nga mosha 16 – 18 vjeç për të ndihmuar jo vetëm që të kuptohet urgjenca e sfidave të sotme, por gjithashtu të kërkohen përgjigje se çfarë duhet të bëjmë për t’i zgjidhur ato.

Ndërkohë që 75% e evropianëve po jetojnë tashmë në qytete, në një numër të madh vendesh përfshirë Brazilin, Japoninë, Norvegjinë, Venezuelën dhe Izraelin, pjesa e individëve që jetojnë në zonat urbane është pothuajse 90%. Evropianët jashtë apo brenda zonave urbane kanë përqafuar një mënyrë jetese e cila është e ndërthurur thellë me shërbimet arsimore, shëndetësore dhe kulturore, të siguruara nga qytetet, kështu që vija ndarëse midis mjediseve rurale dhe atyre urbane po zbehet shpejt.

Për më shumë informacion për materialet e këtij udhëzuesi të projektit, ju lutemi të klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.seismicproject.eu