Shkurt 15, 2017
Green Recycling Sh.p.k, kompania me të cilën bashkëpunojmë për mbetjet e zyrës, na bëri me dije Green Report 2016, prej nga duam të ndajmë me ju se përgjatë vitit 2016 duke ricikluar 324 kg. mbetje letre, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri ka shmangur shkarkime të CO2 për rreth 0,4 ton.
Për më tepër, kemi kursyer:
* 6 pemë;
* 12 metër kub ujë;
* 1.328 kilovat energji;
* 3 fuçi me karburant;
* 9 kg. me ndotës ajri;
* 1,1 metra kub hapësirë në landfill.
Raporti i Gjelbër: http://documents.rec.org/offices/news/552_raporti_i_gjelber.pdf

