Shpallet Drejtori i ri Ekzekutiv i REC

Dhjetor 01, 2016

Szentendre, Hungari — Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), një organizatë ndërkombëtare e e cila ka si mision të përshpejtojë gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në bashkëpunim me qeveritë dhe palët e interesuara jo qeveritare, shpalli sot Mihail Dimovski (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) si Drejtorin e ri Ekzektutiv, i cili fillon detyrën e tij të re më 1 Shkurt 2017.

“Rezymeja e Dimovski-t demostron për aftësi dhe kompetenca që janë thelbësore për njohjen e sfidave strategjike dhe mundësive në rajonin e REC,” u shpreh Sh. T .Z. Jari Vilen, kryetar i Bordit Drejtues të REC, Ambasador dhe Kryetar i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Këshillin Evropian, Strasburg. “Dimovski ka njohuri të gjerë jo vetëm për rajonin, por edhe për REC, pasi ai ka kaluar 14 vjet në REC (1999 – 2013), si udhëheqës i çështjeve lokale dhe ekspert i lartë i REC për ligjin, zbatimin dhe respektimin e tij.

Drejtori i ri Ekzekutiv i REC është zgjedhur me një vendim unanim të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të REC duke ndjekur një proçes vetingu. Përpara se të rikthehej në REC, Dimovski ka punuar për Agjencinë Austriake të Mjedisit, gjithashtu ka udhëhequr kompani konsultimi ndërkombëtare, në rolin e ekspertit të lartë në projektet e planifikimit, përvetësimit dhe zbatimit.

“Ndihem i kënaqur dhe i emocionuar që do të udhëheq këtë organizatë ndërkombëtare kaq prestigjoze,” u shpreh Dimovski në Asamblenë e Përgjithshme. “Ne duhet të vazhdojmë të përfshihemi dhe të bëhemi më konkurues. Në mënyrë që të bëjmë një punë të mirë dhe kuptimplotë, ne duhet të rrisim kapacitetet tona ekonomike, profesionale dhe teknike.”

“Ndërsa jemi shumë të kënaqur për këtë njoftim, në të njëjtën kohë i shprehim mirënjohjen tonë Drejtores Ekzekutive e cila po lë këtë post, Marta Szigeti Bonifert,” u shpreh Jari Vilen, Kryetar i Bordit të REC.

Që prej 2003, Szigeti Bonifert ka frymëzuar dhe udhëhequr përmirësime të rëndësishme në strukturën dhe menaxhimin e REC, duke rezultuar me ndikim në të gjithë Evropën Qendrore dhe më tej në fusha të tilla si edukimi për zhvillim të qëndrueshëm, diplomacia klimatike, pjesëmarrja e publikut, dhe menaxhimi i ujërave.

“Duke parë përqark në këtë sallë, unë mund të shoh partnerë dhe miq me të cilët kam bashkëpunuar për shumë vite, dhe shpresoj që do të mbetemi të tillë edhe për vitet në vazhdim,” u shpreh në Asamblenë e Përgjithshme, Szigeti Bonifert.

Gjatë udhëheqjes së saj, REC është bërë një organizatë ndërkombëtare me të drejta të plota, kjo falë mbështetjes së veçantë që i kanë dhënë themeluesit e saj (Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Komisioni Evropian) dhe mbështetjes politike nga të gjithë vendet anëtare të REC. Gjatë 13 viteve, REC ka zbatuar projekte dhe programe me një vlerë totale prej 170 milionë EUR, falë ndihmës bujare dhe bashkëpunimit me komunitetin e donatorëve, organizatat partnere dhe palët përfituese.

“Vizioni i Martës, ekspertiza dhe energjia e pakufishme ishin thelbësore për suksesin e REC,” u shpreh në një video mesazh, Jane Nishida, nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (US EPA).

Drejtori i ri Ekzekutiv i REC do të fillojë detyrën e tij më 1 Janar 2017 dhe do të marrë përgjegjësi të plotë, më 1 Shkurt 2017.