IRAM, një rregull i ri për vlerësimin e riskut edhe në Shqipëri

Prill 07, 2017 | Nga Greisa Gurabardhi

Në kuadër të IMPEL (Rrjeti i Bashkimit Evropian për Zbatimin dhe Forcimin e Ligjit Mjedisor), janë zhvilluar mjete të ndryshme për qëllime inspektimi.

Në përputhje me rekomandimet të cilat mundësojnë kriteret minimale për inspektimet mjedisore (RMCEI), Direktivën për Shkarkimet Industriale (IED) dhe Direktivën për kontrollin e aksidenteve të rrezikshme madhore duke përfshirë edhe susbtancat e rrezikshme (SEVESO), të gjithë inspektimet duhet të planifikohen paraprakisht.

Autoriteti kompetent duhet të hartojë plane dhe programe për instalimet; duke përfshirë frekuencat e vizitave në zonë. Këto frekuenca duhet të bazohen në një vlerësim sistematik të riskut.

Me emrin ‘easyTools’ një ekip projekti, të udhëhequr nga Gjermania, mblodhën informacione për vlerësimin e riskut i cili përdoret në të gjithë Europën. Bazuar në këtë u zhvillua dhe u testua një rregull i ri i bazuar në metodologji, i quajtur Metoda e Vlerësimit të Riskut (IRAM).
Pavarësisht metodologjisë, projekti ka zhvilluar gjithashtu një mjet të ri të bazuar në internet (mjeti IRAM), i cili mund të aksesohet nga faqja e internetit IMPEL (www.impel.eu).

Për të shpërndarë këtë metodologji të dobishme, në vende të ndryshme të Europës janë mbajtur seanca rajonale trajnimi. Ne Rumani, IRAM filloi në vitin 2010, ku nëpërmjet pyetësorëve të shpërndarë në 25 vende të ndryshme (Greqi, Gjermani, Turqi, Rumani, Francë, etj) u mblodhën të dhëna për të përmirësuar sistemin. Përgjigjet nga pyetësorët kanë nxjerrë informacione të rëndësishme dhe jane zhvilluar tri metoda kryesore vleresimi risku si dhe mangësitë dhe përparësitë e sistemit.

Në kuadër të projektit THEMIS (http://www.themis.rec.org/) i cili zbatohet në bashkëpunim me ISHMP (Inspektoriati Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve) nën drejtimin e Ministrisë së Mjedisit, në datat 6 dhe 7 prill 2017 u mbajt edhe në Tiranë, trajnimi metodiko-praktik mbi mënyrat e përdorimit të mjeteve për Metodat e Integruara të Vlerësimit të Riskut në inspektim me qëllim rritjen e efektshmërisë së trupave inspektuese dhe forcimin e zbatimit të rregullave mjedisore.

Nën drejtimin e Z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri dhe Z. Horst Buether, Ekspert i IMPEL (Rrjeti i Bashkimit Evropian për Zbatimin dhe Forcimin e Ligjit Mjedisor), gjatë këtyre dy ditëve ndër të tjera u trajtua sfondi legjislativ dhe organizimi për zbatimin e ligjit mjedisor, roli i inspektorit dhe i koordinatorit në mjetin IRAM, hartimi i formave të vlerësimit të riskut për Shqipërinë nëpërmjet aplikacionit IRAM në Web për inspektimet industriale, inspektimet e sigurisë dhe detyra të tjera inspektimi dhe përputhja me legjislacionin evropian. Gjithashtu u zhvilluan ushtrime për të provuar sistemin.

Së shpejti përdorimi Metoda e Vlerësimit të Riskut (IRAM) do jetë detyruese, prandaj përditësimi i të dhënave merr tjetër përparësi.