Përfundoi në Shkup, në datat 8-9 nëntor, konferenca rajonale dy ditore për ndarjen e përvojave në kuadër të projektit "Regjistri i Integruar i Shkarkimit dhe Transferimit te Ndotësve (PRTR)", në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi, financuar nga Ministria Federale gjermane për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës, Ndërtimin dhe Sigurinë Bërthamore, të mbikëqyrur nga Agjencia e Mjedisit gjermane (UBA) dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Shqipëria ka nënshkruar Protokollin për Regjistrin e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve që në qershor 2006, duke u bërë palë e angazhimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Për të fuqizuar më tej vendin në këtë angazhim të tijin.
Takimi i organizuar në Shkup, ku morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe shoqëria civile nga Shqipëria dhe vendet e përfshira në projekt, hodhi një vështrim mbi përpjekjet e bëra për zhvillimin e këtij regjistri dhe zbatimin e Rregullores E-PRTR së BE (KE) Nr. 166/2006 (dhe Protokolli PRTR i UNECE) në vitet e fundit si dhe u ndal në vështirësitë dhe nevojat e tanishme dhe për të diskutuar rolin e autoriteteve, operatorëve dhe OJQ-ve në këtë proces.
Në këtë kuadër, REC Shqipëri po finalizon me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit fuqizimin dhe vendosjen në punë të sistemit online të raportimit të ndotësve nga kompanitë që shkarkojnë ndotësit nën PRTR. E kombinuar me trajnime teknike në nivel specialistësh të AKM dhe kompanive, projekti do të plotësojë deri në fund të këtij viti ciklin e plotë të raportimit nga dokumentat orientues, website të dedikuar për E-PRTR, tek pilotimi në kompanitë e mëdha dhe aftësimi i stafeve përkatëse.
Kjo nismë nënkupton një sërë detyrimesh për zbatimin në praktikë të detyrimeve të PRTR. Por zbatimi praktik kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë ndërmjet autoriteteve mjedisore, biznesit dhe strukturave për monitorimin e mjedisit.
Konsolidohet sistemi i regjistrit të raportimit të ndotësve në Shqipëri
Nëntor 10, 2016

