Mjedisi spitalor dhe manaxheri i mbetjeve

Nëntor 03, 2016

DOKUMENTA

Mirë se vini në botimin e buletinit informativ të Tetorit 2016 të MS & MM, buletini informativ i projektit BE-MMKSH. Aktualisht, në periudhën e fundit 3-mujore të projektit, ne jemi duke punuar mbi një plan shpërndarjeje dhe përdorimi të rezultateve të projektit, duke u përpjekur gjithashtu të rrisim numrin e rrjeteve profesionale puna e të cilëve lidhet me projektin.

Përveç kësaj, ne jemi gjithashtu duke zhvilluar platformën e-learning e cila do të lehtësojë qasjen në internet në programin e trajnimit dhe aty ku është e përshtatshme, të kualifikimit profesional.

Në bashkëpunim me Grupin Këshillimor të Performancës Kombëtare mbi Mbetjet, ne kemi planifikuar një konferencë përmbyllëse në Birmingham më 10 nëntor të këtij viti në Thistle Royal Angus Hotel.

: 1,353 views