CRESSIDA adreson përshtatshmëri lokale për komunitetet vendore në basenet lumore Drini dhe Drina

Tetor 19, 2016 | Nga Mihallaq Qirjo

Përmbytjet, tërmetet, zjarret në pyje dhe periudhat e gjata të thatësirave kanë ndodhur përgjatë 2016-ës në disa vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbinë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në një mënyrë apo një tjetër, po përballen me sfidat se si të përballojnë këto ngjarje ekstreme dhe të papritura. Në shumicën e rasteve, një numër i madh dëmesh ekonomike tregojnë se komunitetet në rajon nuk janë të mire përgatitura për të përballuar këto kriza.

Përmbytjtet e muajit gusht në Shkup dhe në afërsi të Shkupit i morën jetën 22 personave – të gjithë nga komuniteti lokal, ndërkohë përmbytjtet e lumit Vjosa në Jug të Shqipërisë në shkurt të vitit 2015 shkaktuan dëme të cilat shkonin rreth 20 milionë Euro.

Por pavarësisht këtyre shifrave, familjet dhe komunitetet vuajnë nga një sërë pasojash të tjera negative.

Përveç shkallës së madhe të dëmeve, autoritetet nuk iu përgjigjen mënjeherë familjeve dhe rikthimi i shërbimeve jetike si uji, energjia elektrike dhe shërbimet mjekësore,u penguan nga koordinimi i dobët dhe burimet e kufizuara në dispozicion.

Situatat kaotike, gjatë të cilave vëmendja ishte e fokusuar më shumë në zonat urbane, sollën stres jo vetëm tek individët, por edhe tek strukturat publike si psh shkollat dhe tek mjedisi fizik gjithashtu. Zonat e përmbytura me mbetje plastike dhe ujëra të zeza janë pamjet e zakonshme pasi ka ndodhur ngjarja.

Gadishmëria dhe ndërtimi i një përshtatshmërie lokale ishin objektivat kryesore në takimin e punës rajonal të mbajtur në Ohër, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, në 11 – 14 Tetor 2016. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit CRESSIDA.

“Arritja e përshtatshmërisë për komunitetet vendore për zhvillim të qëndrueshëm në basenet ujëmbledhës ndërkombëtarë si ai i lumenjve Drini dhe Drina”.

REC po vë në zbatim këtë projekt me ndihmën e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (US EPA).

Përfaqësuesit e 18 komuniteteve të dy baseneve kryesore lumore të Ballkanit Perëndimor, Drini dhe Drina, zhvilluan këtë takim pune për të diskutuar dhe për të ndarë eksperiencat, ndërmjet njëri-tjetrit dhe ekspertëve të US EPA, rreth trajtimit të këtyre sfidave dhe gadishmërisë për ndodhi të tilla si përmbytjet, tërmetet, zjarret. Mbetjet dhe ujërat e përdorur ishin gjithashtu pjesë e diskutimit në këtë takim.

“Në shumicën e rasteve, zgjidhjet mund të gjenden mes komuniteteve dhe mund të trajtohen me burime të kufizuara,” u shpreh Gordana Khzhuharova, Drejtore Rajonale e REC për Rajonin e Evropës Juglindore. “Ndarja e eksperiencave mes komuniteteve do të ndihmojë për të çuar përpara masat për të rritur gatishmërinë në nivel lokal. Rrjeti i komuniteteve të projektit CRESSIDA është një model i mirë për rë kanalizuar njohuritë dhe për t’i mëshuar bashkëpunimit rajonal.”

Vetëm në 2016-tën, në rajon janë duke u zbatuar 14 projekte pilot të mbështetura nga programi CRESSIDA. Fokusi kryesor mbetet në mobilizimin e komunitetit për të adresuar sfidat e baseneve lumore si psh: menaxhimi i mbetjeve, biodiversiteti, zvogëlimi i riskut, aksionet e pastrimit, mbështetje për infrastrukturën dhe edukimi e trajnimi i studentëve dhe autoriteteve.

Në korrik, dita BioBLlitz në Mojkovac, Mal i Zi, tërhoqi më shumë se 60 studentë dhe ekspertë të biodiversitetit të interesuar në eksplorimin e vlerave të Luginës së Drina dhe Parkut Kombëtar. Në tetor, katër qytete (Gjakovë, Istog, Kukës dhe Peshkopi) mobilizuan rreth 200 vullnetarë të cilët ndihmuan në pastrimin e degëve të lumit Drin – punë kjo e cila vazhdoi duke përdorur aplikacionin Marine Debris Track i cili është në dispozicion edhe në gjuhën lokale.

“Dilemat dhe vështirësitë e fillimit u zbehën shpejt, kur shumë studentë energjikë mbështetën këtë nismë”, u shpreh Eltjana Shkreli, Org. GO2, partneri zbatues për projektin pilot në këto komunitete. Komunitetet që jetojnë buzë brigjeve të lumit Gorazde, Novo Gorazde dhe Foća në BiH u pajisën me 150 kontenierë mbetjesh (qershor – korrik 2016).

Studentët e këtyre komuniteteve multietnike bënë që të përjetohen vizita të paharrueshme në çdo shkollë dhe aksione të përbashkëta pastrimi. Komunitetet e Ljubovija dhe Mali Zvornik në Serbi morën mbështetje teknike nga US EPA (korrik 2016) për metodologjitë e përshtatshme për menaxhimin e rrjedhave lumore, për të përmirësuar jo vetëm cilësinë e ujit, por edhe parandalimin e përmbytjeve përmes krijimit të zonave pyjore përgjatë anëve të lumit.

Mjetet e reja si Indeksi i Përshtatshmërisë dhe zgjidhjet e Infrasktrukturës së Gjelbër, të cilat u diskutuan gjatë takimit rajonal në Ohër, janë parashikuar si mundësi të reja për të punuar dhe bashkëpunuar në të ardhmen.

“E shoh Ohrin si vendin ideal ku mund të bëhen realitet këto ide të reja për infrastrukturën e gjelbër Ato nuk do të shërbejnë vetëm për të pëballuar këto sfida, por edhe për ta bërë qytetin më miqësor me mjedisin jo vetëm për komunitetin por edhe për turistët” shprehet Georgie Trpeski, personi i kontaktit i CRESSIDA në Bashkinë e Ohrit.

: 666 views