Mjedisi i Qytetarëve është një portal në shërbim të çdo qytetari apo punonjësi të administratës publike në Bashkinë Vlorë, por edhe me gjerë, për të shpërndarë informacion të shpejtë mjedisor ndërinstitucional si dhe për të garantuar të drejtën për të qënë pjesë e procesit të njoftimit dhe konsultimit publik për projektet me ndikim në mjedis, projekt-dokumentat dhe politikave me interes të lartë publik në mënyrë që të respektohet e drejta për pjesëmarrjen e publikut në politikë-bërje dhe vendimmarrje mjedisore në nivel vendor.
Ky portal dixhital do të shërbejë si një dritare komunikimi për marrje informacioni, dhënie mendimesh, raportime dhe diskutime nëpërmjet mekanizmave shtrëngues ligjor në funksion të publikut me qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e dëmtimit të mjedisit.
Informacioni do të përditësohet në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet vendore të mjedisit, DRM, ISHMPU, Bashkia Vlorë.
Projekti financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim-CRCD, në qytetin e Vlorës.
Informacioni do të përditësohet në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet vendore të mjedisit, DRM, ISHMPU, Bashkia Vlorë.
Projekti synon të nxisë dhe ndërgjegjësojë autoritetet vendore në Vlorë, për zbatueshmërinë e detyrimit ligjor për dhënien e informacionit si dhe qasjen e publikut në vendimarrjet mjedisore nëpermjet proçesit të informimit dhe konsultimit si dhe advokimi në nivel institucional rast pas rasti për çështje mjedisore që përbëjnë kundravajtje administrative dhe vepra penale kundër mjedisit.
Takimet dhe tryezat e diskutimit mes aktorëve do të synojnë një bashkërendim mes institucioneve vendore (ARM, ISHMPU dhe Bashkia Vlorë) për të koordinuar të gjithë punën së pari në lidhje me informacionin mjedisor për t’u transmetuar tek publiku dhe vetë mes tyre si lejet e tipit C, raporte inspektimi e monitorimi, njoftimet për konsultimet me publikun për vepra të infrastrukturës së rilindjes urbane dhe jo vetëm.
Aksesoni portalin Mjedisi i Qytetarëve këtu.
"Mjedisi i Qytetarëve", portali më i ri dedikuar mjedisit
Gusht 26, 2016

