Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri ka nënshkruar një marrëveshje të re me Ambasaden Suedeze në Tiranë në lidhje me mbështetjen e shoqërise civile mjedisore në Shqipëri.
Kjo marrëveshje financon një program (SENiOR-II), i cili është si vazhdimësi e programit të mëparshëm për mbështetjen e shoqërisë civile mjedisore mbështetur nga Ambasada Suedeze i quajtur SENIOR–A.
Bazuar mbi një marrëveshje të re tri-vjeçare, REC Shqipëri do të menaxhojë afërsisht 1.4 milionë euro për ta rishpërndarë në organizatat lokale mjedisore nëpërmjet një procesi grantdhënie.
Qëllimi i këtij programi, i njohur si SENiOR-II, është që organizatat e shoqërisë civile mjedisore të trajtojnë në mënyrë efektive sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri.
Mbështetja është e rëndësishme për vazhdimësinë e procesit të integrimit në BE dhe inkurajon një rol më të guximshëm për shoqërinë civile në përputhje të Shqipërisë me legjislacionin e BE-së dhe marrëveshjeve shumëpalëshe ndërkombëtare mbi mjedisin, ndryshimet klimatike dhe energjinë.
Suedia vazhdon të mbështesë shoqërinë civile mjedisore në Shqipëri nëpërmjet REC Shqipëri
Maj 18, 2016

