Masat dhe sfidat rajonale mbi ndryshimet klimatike

Prill 01, 2016

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) është duke punuar çdo ditë me komunitetet në rajon lidhur me edukimin mjedisor, planet lokale të veprimit mjedisor, strategjitë miqësore me klimën, strategjitë energjetike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ujit, ndërsa sot më 1 prill në Podgoricë, Mali i Zi u zhvillua takimi i nivelit të lartë ministerial mbi masat dhe sfidat rajonale mbi ndryshimet klimatike bashkë-organizuar nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit e Malit të Zi, Sekretariati i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe Qendra Rajonale e Mjedisit.
Temë e diskutimeve të grupit të interesit për Ballkanin Perëndimor, pjesë e së cilës është edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit në Shqipëri, ishte bashkëpunimi rajonal mes agjencive të mjedisit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në fusha me interes të përbashkët.

Znj. Marta Szigeti Bonifert, Drejtore Ekzekutive e REC, gjatë fjalimit të saj në këtë takim theksoi katër nocione themelore dhe njëkohësisht thelbësore. Ajo tha se së pari, mjedisi është në qendër të ekonomisë, dhe ekonomia e gjelbër është e vetmja qasje e ndjeshme e rritjes. Ekonomia rrethore, konsumi dhe prodhimi i qëndrueshëm dhe efiçenca e burimeve janë çelësat për të zgjidhur sfidën e arritjes së rritjes eksponenciale në një planet me burime të kufizuara.

Së dyti, ajo përmendi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve dhe lidhjen mes të ujit, energjisë, ushqimeve dhe sigurisë.

Së treti, axhenda e OKB-së deri në vitin 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, është një shprehje e qartë e ndërvarësisë mes çrrënjosjes së varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve, dhe për këtë arsye duhet të jetë rendi i ditës për të gjithë kombet, të gjithë palët e interesit dhe të gjithë qytetarët.
Si nocion të fundit Drejtorja Ekzekutive e REC përmendi se Rajoni i Evropës Juglindore ka potencial të madh jo vetëm për të përmbushur zotimet sipas Marrëveshjes së Parisit, por edhe për të forcuar angazhimet e tij në të ardhmen e afërt.

Në lidhje me procesin e Berlinit, REC është do të sigurojë një perspektivë të rajonit të Evropës Juglindore në një kontekst evropian, dhe gjithashtu pranon rëndësinë e sjelljes së këtij dialogu ministror në tryezën e bisedimeve në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Paris në vitin 2016.

Më tej, Qendra Rajonale e Mjedisit do të organizojë çdo vit, me koordinatorë të tjerë të Dimensionit të Mjedisit të SEE2020, një panel të nivelit të lartë të ministrave të mjedisit nga rajoni i Evropës Juglindore, në koordinim me KBR dhe partnerë të tjerë të përshtatshëm. 

: 1,221 views