REC Shqipëri, në kuadër të programit "Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)", financuar nga Bashkimi Evropian, ka mbyllur procesin e vlerësimit të thirrjes së parë për aplikim për grante për Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore në Shqipëri.
Bazuar mbi konceptin e programit Achieve për mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile, aplikimet u vlerësuan për katër tematika - legjislacioni horizontal, mbrojtja e natyrës, cilësia e ajrit, dhe menaxhimi i mbetjeve. Nga 17 aplikime të dorëzuara, pas një vlerësimi të kujdesshëm nga Bordi i REC, u shpallën 5 projekte fituese. Më poshtë janë listuar organizatat përkatëse që kanë fituar grantit, sipas secilës tematikë:
Legjislacioni Horizontal (2 fitues)
1. Qendra EDEN
2. Milieukontakt (me bashkë-aplikues shoqatat Eco Alb dhe Lex Ferenda)
Mbrojtja e Natyrës (1 fitues)
1. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - INCA
Cilësia e Ajrit (1 fitues)
1. Organizata GO2 (me bashkë-aplikues Institutin e Politikave Mjedisore)
Menaxhimi i Mbetjeve (1 fitues)
1. Instituti i Kërkimeve Urbane - URI
Në vazhdim të këtij komponenti për mbështetjen e shoqërisë civile mjedisore, është hapur dhe thirrja e dytë e granteve për veprim në nivel vendor në lidhje me këto tematika.
Për më shumë informacion lidhur me këtë program mund të kontaktoni me zyrën e REC Shqipëri:
Rezart Kapedani | Menaxher Programi
Rr. Ismail Qemali, Nr. 27, Kutia postare 127, Tiranë, Shqipëri
E-mail: RKapedani@rec.org
Tel/faks: +355 4 223-2928;
Internet: http://albania.rec.org
Shpallen fituesit e parë të granteve në kuadër të Programit ACHIEVE
Mars 11, 2016

