Ndikimi mjedisor i REC Shqipëri në vitin 2015 - GREEN RECYCLING

Shkurt 26, 2016

DOKUMENTA

Viti i kaluar do të mbahet mend si viti i cili për herë të parë ka parë botën të bashkuar nga i njejti shqetësim mbi mjedisin.
Në 2015-tën REC Shqipëri ka treguar angazhim të fortë në riciklimin e mbetjeve, dhe më në pergjithësi, në mbrojtjen e mjedisit, si pjesë e strategjisë së saj, kulturës dhe operacioneve të përditshme.
Rezultatet e arritura në 2015-tën demonstrojnë se politika mjedisore e REC është përqafuar nga punonjësit, jo vetëm prej atyre puna e të cilëve është e lidhur me mjedisin.
Sa më shumë riciklojmë, aq më pak mbeturina përfundojnë në landfill-et tona. Duke ripërdorur letrën, aluminin, qelqin, plastikën dhe materiale të tjera, ne mund të shpëtojmë prodhimin dhe kostot e energjisë, dhe të zvogëlojmë ndikimin negativ që ka nxjerrja dhe përpunimi i materialeve të virgjëra në mjedis.
Prodhimi i një toni letër për zyrë me letër të riciklueshme mund të kursejë afërsisht 3,000 kilovat orë për të njejtën sasi letre të berë me produkte druri të virgjëra.
Riciklimi i një shisheje qeqli kursen mjaftueshëm energji për të ndriçuar një llambë 100 vat për katër orë.
Gjatë 2015, GREEN RECYCLING ka grumbulluar nga REC Shqipëri 241 kg letër dhe karton, nga ku prej kësaj sasie letre dhe karboni të ricikluar mund të theksojmë se janë shmangur 6.6 kg ajër i ndotur, janë ruajtur 8.8 metër kub ujë, janë ruajtur 4.5 pemë dhe janë kursyer 988.1 kilovat energji.
Gjithashtu REC Shqipëri ka ricikluar 15 fishekë bosh toneri për printera.
Reduktimi i sasisë së letrës që përdorni nuk përbën vetëm një kosto-efektive, por përbën hapa konkretë drejt reduktimit të ndryshimeve klimatike. Më shumë se çdo tjetër mundësi për menaxhimin e mbetjeve, përfshirë kompostimin, riciklimin dhe groposjen, reduktimi i mbetjeve ndihmon në kthimin prapa të orës së ndryshimeve klimatike. 

: 1,548 views