Në kushtet e fondeve të kufizuara dhe nevojave të mëdha për ndërhyrje me programe konkrete kërkohet edhe një kordinim më i madh i donatorëve. Programi GEF/SGP gjendet në fazën e hartimit të strategjisë për mbështetjen që Shqipëria do të marrë në fazën e gjashtë të tij.
Fushat prioritare të kësaj strategjie janë: Biodiversiteti; Ndryshimet klimatike; Ujërat Ndërkombëtarë; Degradimi i Tokës;dhe Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm.
Takimi dedikuar kësaj strategjie është zhvilluar si një dëgjesë e përbashkët mes aktorëve të përfshirë në proces, ekspertëve, palëve të interesuara dhe përfaqësuesëve nga Ministria e Mjedisit, në prezencën e kordinatorit të GEF në vendin tonë, z. Arian Gaçe. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri përfshihet në këtë proces si lehtësues.
Gjatë takimit pati sugjerime për përfshirjen më të madhe të programeve dhe projekteve që angazhojnë komunitetin lokal, rolin e rëndësishëm të edukimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit në Zonat e Mbrojtura dhe aspektet gjinore të lidhura me to.
Në diskutim u përmend edhe rëndësia e sistemit ligatinor, si element tepër i rëndësishem, meqenëse 70% e biodiversitetit gjendet aty.
Plani Operacional i GEF/SGP në Shqipëri dhe fushat strategjike prioritare të mbështetjes
Shkurt 11, 2016

