Deklarata e prezantuar nga Marta Szigeti Bonifert, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), COP21, Paris, 8 Dhjetor, 2015
Të nderuar bashkë-drejtues të seancës , Ministra, Delegatë, Zonja dhe Zotërinj,
Do të doja të filloja duke falenderuar Qeverinë e Francës dhe qytetin e Parisit për organizimin e kësaj konference të rëndësishme në këto kohë sfiduese.
Suksesi i masave zbutëse për klimën dhe adaptimin nuk është më një çështje teknologjike dhe as çështje parash. Suksesi varet nga vullneti politik, në kohë, dhe në mendjen e secilit prej nesh.
Ndryshimi transformues është thelbësor në çdo nivel të qeverisjes dhe në çdo degë të ekonomisë. Me vitin 2030 para syve tanë, transformimi do të duhet të jetë i shpejtë. Nuk ka kohë për të humbur!
Ne kemi nevojë për të përshpejtuar reagimin tonë në një nivel tjetër. Kemi nevojë për një katalizator për t’i bërë gjërat të ndodhin më shpejt dhe më mirë.
Që kur u themelua 25 vjet më parë, Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) ka vepruar si një katalizator, si vitamina C, duke përshpejtuar zgjidhjet e qëndrueshme në partneritet me qeveritë dhe palët e interesuara joqeveritare. Ne jemi duke ndihmuar komunitetet për të forcuar qeverisjen mjedisore, kalimin në një ekonomi me shkarkime të ulëta karboni, ndërtimin e elasticitetit ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimin e burimeve natyrore, dhe zhvillimin e kapaciteteve për administrimin e të ardhmen e mjedisit dhe zbatimin e suksesshëm të axhendës 2030.
Me përvojë të gjatë në mbështetjen e rajonit gjatë tranzicionit drejt demokracisë së mjedisit dhe qëndrueshmërisë, REC është një mekanizëm fleksibël për bashkëpunim, duke dhënë rezultate, fuqizim, ndryshim përmes zyrave dhe rrjeteve të ekspertëve me përkrahjen bujare të donatorëve duke përfshirë edhe qeveritë e Austrisë, Finlandës, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Komisioni Evropian.
REC punon në të gjitha fushat e politikës së klimës dhe energjisë së pastër, duke ofruar shërbime dhe mjete dhe duke bashkëpunuar me grupet e interesit. Ne jemi veçanërisht aktivë në lidhjen klimë-energji-ushqim-ujë, në përputhje me nismën e Sigurisë dhe Mjedisit.
Tani më shumë se kurrë në Paris, është i nevojshëm një rezultat ambicioz, me qëllime sfiduese. Pas këtij COP, REC, si pikë fokale rajonale për nenin 6, ka për qëllim që të bëhet një nga katalizatorët për revolucionin e shkarkimeve të ulëta të karbonit dhe promovimin e komuniteteve elastike. Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë mësime veçanërisht të vlefshme për të ndarë, në bazë të tranzicionit të tyre së fundmi.
REC është i bindur për vlerën e shtuar e krijimit të një fondi për të promovuar njohuritë, shkëmbimin e praktikave më të mira, ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit të ndryshimit të klimës. Duke u nisur nga rajoni jonë evropian, kjo do të ketë potencialin të nxisë ndryshime në të gjithë botën.
Unë po i drejtohem qeverive kudo, në të gjitha nivelet: Shikoni përreth dhe identifikoni katalizatorë në vendet tuaja dhe rajone! Bisedoni me ta, përfshijini ata, besojini atyre dhe përdorini ata! Aktivizojini, inkurajojini dhe mbështetini ata! Vendosini katalizatorët tuaj në punë!
Duke ju falenderuar për vëmendjen tuaj, faleminderit Paris!
REC jep deklaratën në COP21 në Paris
Dhjetor 10, 2015

