Ditën e premte, datë 16 tetor, nën kujdesin e veçantë të Ministres Eglantina Gjermeni, Ministria e Zhvillimit Urban organizoi takimin kombëtar për prezantimin e “Hartës dixhitale të vend-depozitimeve të mbetjeve urbane në Shqipëri”. Procesi u realizua nga Ministria e Zhvillimit Urban me mbeshtjen financiare dhe teknike te REC Shqiperi ne kuader te programit SENIOR-A. Ishin të pranishëm në këtë aktivitet zëvendëskryeministri z. Niko Peleshi, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike z. Milena Harito, donatorë, investitorë, përfaqësues të qeverisjes qendrore, vendore dhe shoqërisë civile.
Ministrja Gjermeni në fjalën e saj tha se harta e re dixhitale është produkt i një pune dyvjeçare në Ministrinë e Zhvillimit Urban, ku janë bashkuar përpjekjet e një stafi të kualifikuar. Znj. Gjermeni shtoi më tej se, Ministria e Zhvillimit Urban ёshtё e gatshme tё ofrojё njё ndihmё tё pakushtёzuar pёr tё 61 bashkitё e reja, pёr tё siguruar mbrojtjen e mjedisit nga ndotja dhe pёr tё garantuar njё zhvillim tё qëndrueshëm dhe tё integruar. Edhe Zëvendëskryeministri z. Niko Peleshi, theksoi se kjo se kjo hartë, do t’i shërbejë shumë njësive të qeverisjesvendore, të cilat po hartojnë edhe planet e përgjithshme vendore. Harta e re dixhitale evidenton situatën mbi venddepozitimet ekzistuese në të gjithë territorin e vendit dhe do të përdoret si një mjet planifikimi për përcaktimin e njollave, ku synohet të ndërtohen landfillet e reja dhe për ndjekjen e zhvillimeve në terren, në sektorin e mbetjeve.
Z. Mihalalq Qirjo, Drejtori i REC Shqiperi theksoi mundesinë reale qe kjo harte ofron jo vetem per planifikim territori por dhe ndihmesen qe ajo jep per aktore te ndryshem, vecanerisht OJF-ve te shoqerine civile te cilët tashmë mund të identifikojne, ndjekin por dhe te hartojne projekte ne dobi te rehabilitimit te ndotjes ne keto zona. Gjithashtu, nje rol te madh Organizatat e Shoqerise Civile duhet te luajne ne ndergjegjesimin e komunitetit qe jeton ne afersi dhe perreth ketyre vend-depozitimeve të mbetjeve urbane, tashme te identifikuara qartësisht.
Por kjo hartë do t’i shërbejë dhe njësive të qeverisjes vendore për evidentimin e venddepozitimeve që po trashëgojnë ne teritorin e bashkive të reja, të zgjeruar pas reformës administrative- territoriale.
Harta ndihmon dhe në përcaktimin e zonave ku do të ndërtohen landfillet sipas planeve dhe direktivave në nivel kombëtar si dhe për evidentimin e zonave, të cilat nuk kanë shërbimin e duhur për shkak të mungesës së infrastrukturës mbështetëse, apo karakterit rural.
Harta dixhitale e mbetjeve është një hartë interaktive me shumë informacione të vlefshme të vendndodhjes, afërsisë me burimet natyore dhe qendrat e banuara, foto të gjendjes, planimetri të fushës, etj. Aty janë pasqyruar 89 venddepozitime josanitare dhe 3 venddepozitime sanitarë. Për plotësimin e saj janë kryer vizita në terren në 65 bashki dhe 31 komuna. Të dhënat e hartës do të ndihmojnë qytetarët për t’u informuar mbi distancat nga zonat e banuara, liqenet, lumenjtë, si dhe pasuri të tjera natyrore e kombëtare të rëndësishme; mbi zhvillime të reja në fushën e mbetjeve si rehabilitimi i venddepozitimeve dhe ndërtimi i landfilleve. Informacioni do të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë civile dhe ndikimin e grupeve të interesit në mirëqeverisje.
Harta pritet të zhvillohet më tej dhe mund të aksesohet publikisht në domain-in përkatës këtu.
Në të njëjtën kohë, harta do t’i shërbejë institucioneve qendrore për mbledhjen e bazës informative gjatë përditësimit të dokumenteve strategjike dhe zhvillimit. të politikave të reja mjedisore; për orientimin në caktimin e vendndodhjes së projekteve infrastrukturore në nivel kombëtar e rajonal si edhe për orientimin e donatorëve dhe zhvilluesve të tjerë, për të investuar në këtë fushë.
Informacioni që ajo përmban, është i aksesueshëm online dhe është siguruar nëpërmjet komunikimit zyrtar midis MZHU-së dhe Njësive të Qeverisjes Vendore.

