Shoqëria civile shqiptare për një mjedis evropian

Korrik 31, 2015

Qendra Rajonale e Mjedsit përmbylli procesin e prezantimit të programit të ri të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian “Shoqëria civile shqiptare për një mjedis Evropian” – ACHIEVE.
Ky program do të mbështesë shoqërinë civile mjedisore që të luajë një rol dhe më të madh e më profesional në rrugëtimin e Shqipërisë drejt antarësimit në Bashkimin Evropian.

Në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit, aktorët e ndryshëm të shtetit përfshië shoqërinë civile do të përfshihen në jë proces shumë të gjerë dhe të gjatë të përafrimit, i cili më së shumti do të sfidojë zbatimin e ligjit.
Programi ACHIEVE do të synojë të japë kontributin e tij për shoqërinë shqipare në tërësi për të kuptuar më drejt Bashkimin Evropian, detyrimet dhe përfitimet që vijnë nga përafrimi dhe antarësimi. Programi do të jetë një shtyllë mbështetëse për kapitullin 27, i cili i takon mjedisit dhe që në tërësinë e legjislacionit të Bashkimit Evorpian është më voluminozi dhe më i rrepti.

Ekipi i REC Shqipëri u takua me OSHCM-të në të gjithë shqipërinë me takime rajonale në Shkodër, Pogradec, Vlorë dhe Tiranë, ku ndau me ta kuadrin e programit dhe vlerësoi pritshmëritë dhe angazhimin e organizatave.
Të zhvilluara në dy ditë të vençata takimet rajonale zbërthyen dhe temën e parë të programit atë të legjislacionit horizontal. Ky kuadër ligjor përbën bazën e legjislacionit pasi qëndron si ombrellë për ligjet vertikale. Në këtë paketë futen ligji bazë për VSM dhe VNM, ligji të drejtën e publikut në informacionin mjedisor, ligji bazë për krimin mjedisor etj., ligje të cilat kërkojnë një shkallë të mirë të njohjes së çështjeve të mjedisit.
Organizatave iu shpërnda informaicon mbi BE-në, mënyrën e organizimit dhe funksionimit dhe më pas u trajnuan me ligje të veçanta në kuptim, interpretim dhe mënyrën si mund të kontribohet në to.
Organizatat ishin të afta të identifikonin strukturën e ligjit, magnësitë dhe mundëistë në secilin prej tyre. Këto gjetje dhe kjo mënyrë të punuari do të përdoren më tej në program, si në punën me komunitetet dhe aktorët vendorë ashtu dhe me ata qeveritarë. Organizatat pritet të bëhen ta afta të jenë aktorë të vërtetë në tavolinat e punës për ligjin dhe zbatimin e tij për të qenë kontribues në ecjen e vendit drejt standardeve të BE-së.

Programi do ti vërë theksin përfshirjes komunitare dhe do të angazhojë organizatat në takime me banorët në zonat ku veprojnë dhe të ndajnë me ta njohuri dhe veprimtari mbi standardet mjedisore dhe standardet e BE-së veç e veç dhe të gërshetuara për një mjedis më të mirë.

Programi do të mbështesë organizatat me fonde dhe do të gjenerojë zhvillim politikash në fushat e legjislacionit horizontal, mbetjeve urbane, cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së natyrës. Në këto fusha do ti vihet theksi i veçantë sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsaionit dhe rritjes së cilësisë së mjedisit.

Organizatat u shprehën se e gjejnë programin një risi dhe kuadrin e tij një vlerë për shoqërinë civile. Futja e koncepteve të punës komunitare dhe përfshirjes si aktorë në zhvillim politikash u konsiderua një hap i madh i munguar për shoqërinë civile mjedisore në Shqipëri.

: 1,372 views