Panairi i Ideve të Gjelbra të Studentëve

Qershor 24, 2015

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe programi ProSME në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm, financuar nga qeveria gjermane dhe i zbatuar në Shqipëri nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), mirëpritur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, organizoi sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, “Panairin e Ideve Të Gjelbra nga Studentët”.

Në këtë panair u prezantuan 22 ide në fushën e sipërmarrjes së gjelbër, të zhvilluara nga studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Tiranës. Studentët prezantuarn idetë e tyre mbi iniciativat në biznesin ´e gjelbër´, që përfshijnë sektorin e shërbimeve, sipërmarrjet në sektorët e menaxhimit të mbetjeve, eficiensës së energjisë, eko-dhe agro turizmit etj.

Të pranishëm në këtë panair ishin Zv.ambasadoria e Gjermanisë në Shqipëri, Znj. Anke Holstein, Znj. Bizena Bijo Zv. Rektore e Universitetit Bujqesor të Tiranës, Z. Bashkim Sykja Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Biznes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Genti Beqiri drejtor i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), drejtori i programit të GIZ ProSME Z. Helmut Müller-Glodde, Drejtori i REC Shqipëri Z. Mihallaq Qirjo si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe sipërmarjes në vend.

Fituesit e “Panairit të Ideve të Gjelbra nga Studentët” do të mbështeten për realizimin e projekteve të tyre, duke i integruar në kuadër të bizneseve ekzistuese. Kjo do të fuqizojë komponentin e mbrojtjes së mjedisit në biznese, e në të njëjtën kohë do t´i japë jetë projekteve inovatore në fushën e biznesit ´të gjelbër´, ideuar nga vet studentët e Universitetit të Tiranës.

Ne perfundim te nje procesi disa mujor i nisur me nje cikel leksionesh per ekonomine e gjelber studentet paraqiten idete e sipermarrjeve te gjelbera perpara disa aktoreve kryesore ne fushen e mjedisit dhe biznesit.
Ne fund te Panairit te ideve te gjelbera nga studentet, GIZ dhe REC shperndau tre çmime per tre idete me te vleresuara nga paneli i jurise, te cilat do të ndihmohen nga AIDA si start-up në sipërmarrjen e tyre.

Ne vendin e pare u vleresua studenti i Fakultetit te Bujqësise dhe Mjedisit, Edmir Uku, i cili nepermjet zbatimit te sipermarrjes se tij deshiron të rikthejë dhe një herë në tryezat e konsumatorit, vlerat dhe shijet e produkteve shqiptare.

Vendi i dyte shkoi per studenten e viti te dyte Master te Fakultetit te Bujqësise dhe Mjedisit, Orsjola Kurti, e cila paraqiti idene e ripërpunimit të bërsisë së ullirit nëpërmjet teknologjisë innovative për t’i dhënë vlerë bërsive të ullirit, për tu përdorur si lëndë djegëse ne zevëndësimin e lëndës drusore (ose pelet) për djegie.

Vendi i trete shkoi per studentet e vitit te trete bachelor nga Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit, Loreta Hysa, e cila sillte se bashku me idene e saj te sipermarrjes pasionin për shëndet dhe shije për ushqim të shpejtë, të sigurtë dhe të shëndetshëm, duke ofruar produkte ushqimore në raport të leverdisshëm cilësi/çmim nga prodhues të certifikuar vendas, për të gjithë ata që kujdesen për cilësinë e jetës nepërmjet mirëushqyerjes.
Gjithashtu ne aktivitet u ofruan programe internshipi per studentet nga institucionet e pranishem ne panair si ProCredit, REC Shqiperi etj.

Panairi i Ideve të Gjelbëra, zhvillohet kete here per te dytin vit, në kuadër të programit “Gjelbërimi i Ekonomisë” që REC Shqipëri dhe GIZ-ProSME po zbaton në Shqipëri që nga dhjetori i vitit të kaluar. Sigurisht që qellimi final i tij eshte mbeshtetja e studenteve në hapjen e vendeve të punës drejt një ekonomie të gjelbër duke përdorur me pergjegjshmeri burimeve natyrore te vendit tone.  

: 1,840 views