REC feston 25 vjetorin dhe fillon rrugëtimin për të ardhmen

Qershor 19, 2015

REC, një nga organizatat më të vjetra ndërkombëtare të Hungarisë, festoi javën e kaluar përvjetorin e saj të 25-të, duke u fokusuar në sfidat e ardhshme mjedisore dhe të qëndrueshmërisë për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe në strategjitë e re organizative pesë vjeçare. Më shumë se 30 pjesëmarrës të nivelit të lartë, 30 delegacione dhe 200 persona morrën pjesë në një sërë aktivitetesh festive, të organizuara përgjatë katër ditëve.

Presidenti hungarez, Janosh Ader, mbajti fjalën e hapjes në festimin zyrtar të 25 vjetorit. Z. Ader shprehu vlerësimin e tij për punën e REC gjatë tremujorit të fundit të një shekulli në shndërrimin e rreziqeve mjedisore dhe të sigurisë në bashkëpunim mjedisor, duke pranuar se organizata e kishte parashikuar rëndësinë e veprimeve të tilla për zhvendosjen drejt qëndrueshmërisë.

Duke folur në pozitat e një mbrojtësi të kësaj ngjarjeje të nivelit të lartë, z. Ader e pranoi realitetin e pranishëm të ndryshimeve klimatike dhe nevojën urgjente për të punuar së bashku si një komunitet global në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

"Kërcënimi kanosës për ne është edhe një mundësi", theksoi presidenti hungarez, duke shprehur gjithashtu dëshirën e tij për arritjen e një marrëveshjeje globale ambicioze për klimën në Paris.
"Është e mahnitshme të shohësh se sa shumë lidera janë prekur në një farë mënyre përmes angazhimit me REC", deklaroi Lek Kadeli, asistent administrator në detyrë në Agjencinë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, në fjalimin e tij drejtuar shtypit. "Qeveria e SHBA-ve ka një krenari të madhe në rolin e saj të themelimit. Dhe ne kemi mundësi të hedhim bazën në këto themele."
William K. Reilly, ish-administratori i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, lexoi një letër urimi nga ish-presidenti i SHBA-ve, George H.Ë. Bush, i cili theksoi se qëllimi i përbashkët i mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të një të ardhme të qëndrueshme është po aq e vlefshme tani sa edhe 25 vjet më parë.
Benedek Javor, zëvendës-kryetar i Komitetit të Parlamentit Evropian për Mjedisin, paralajmëroi se njerëzimi po i shteron burimet e tij me një shpejtësi të paparë, dhe se ekziston vetëm një pyetje në lidhje me ndryshimet e pashmangshme që do të vijnë: "A do të përballemi me katastrofat dhe fatkeqësitë e pakontrollueshme, apo do të menaxhojmë rrjedhën e ekzistencës sonë të ardhshme në mënyrë të qëndrueshme?"

Në një mesazh të vecantë me video, Komisioneri Evropian për Mjedisin, Karmenu Vella nënvizoi rolin e rëndësishëm që REC mund të luajë në zbatimin rajonal të Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Delegacionet nga vendet e Evropës Juglindore (SEE) shprehën mbështetjen e tyre për organizimin vjetor të paneleve të nivelit të lartë të ministrave të mjedisit të EJL-së, duke nënvizuar rolin e REC në këto aktivitete. Delegacionet e njohin bashkëpunimin e gjatë e të qëndrueshëm me REC, si dhe shprehën besimin e tyre se REC, në cilësinë e Koordinatorit të Dimensionit Rajonal për Mjedisin e Strategjisë EJL 2020, mund të koordinojë në mënyrë efektive dhe të mirëpresë me sukses këto panele të nivelit të lartë.

: 1,313 views