25 vjet arritje, fuqizim, ndryshim - Qendra Rajonale e Mjedisit në përvjetorin e saj të njëzet e pestë

Qershor 11, 2015

DOKUMENTA

Në 1989, Evropa pësoi ndryshime të rëndësishme, kur qytetarët e Evropës Lindore kaluan drejt një regjimi demokratik dhe tregut të lirë. Ky transformim, gjithashtu, solli mundësi dhe kërcënime për mjedisin në rajon. Falë angazhimit dhe mbështetjes së themeluesve të tij (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Hungaria), në vitin 1990 (25 vjet më parë) u themelua REC, një organizatë ndërkombëtare me qëllimin për të katalizuar dhe lehtësuar tranzicionin dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për rajonin e më gjerë.

REC ka marrë një rol pro-aktiv në rajon, duke kontribuar në forcimin e demokracisë mjedisore, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë me nivel të ulët karboni. Ekspertiza jonë, gjithashtu, është bërë pjesë e proceseve ndërkombëtare, si Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin – Samiti Botëror për Zhvillimin e Qëndrueshëm; Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin; Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal; Zgjerimi i Bashkimit Evropian; zhvillimi rajonal dhe politika e kohezionit; Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike; dhe Konventa e Karpateve.

25 vjetori i REC shënon një moment shumë të rëndësishëm historik në jetën e organizatës dhe të ardhmen e saj. Ne do të donim të formësonim strategjinë tonë të re, jo vetëm rreth zbatimit rajonal të marrëveshjeve më të rëndësishme të axhendës globale të zhvillimit pas 2015-ës (përfshirë dhe Qëllimet e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm), por, gjithashtu, për përfshirjen e vizioneve të individëve të famshëm, në mënyrë të veçantë atyre instrumentalë, në shndërrimin e REC në atë që është sot.

Ecuria e deritanishme e REC është përmbledhur në një broshurë, me titull "An unfolding story", e përgatitur enkas për 25 vjetorin e REC. Në këtë broshurë janë paraqitur disa nga hapat më të rëndësishëm në zhvillimin e REC në këto 25 vite, përmës ilustrimeve me fotografi të punës dhe misionit të saj si organizatë ndërkombëtare dhe thënieve nga figurat më të rëndësishme në jetën e organizatës.

Në këtë përvjetor, në zyrat qendrore të REC, në Szentendre po zhvillohen një sërë takimesh të nivelit të lartë, evente festive dhe aktivitete të ndryshme me themeluesit e REC, kontribuesit ndër vite në rritjen e organizatës, vendet palë të saj, si dhe aktorët e ndryshëm bashkuar gjatë rrugëtimit 25 vjecar të REC.

: 1,222 views