Shqipëria i bashkohet Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2017

Shtator 26, 2017

CRCD - Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Durrës

Më shumë se 12 qytete shqiptare kanë marrë pjesë këtë vit në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë. Bashkitë duke bashkëpunuar ngushtë me OJFtë, planifikuan një sërë veprimtarish të ndërlidhura, duke përfshirë edhe një 'Ditë pa Makina' më 22 shtator.

REC Shqipëri mbështet disa organizata me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndotjen e ajrit dhe gjurmët e transportit. Në Tiranë, aktivitetet e këtij viti filluan më 18 shtator në Qendrën Multifunksionale TEN, ku Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me REC Shqipëri, mbajti një takim për mënyrat e ndarjes së automjeteve, të cilat përfshijnë dhe ndarjen e biçikletave. Qëllimi kryesor i takimit ishte identifikimi dhe grumbullimi i fakteve që mund të mbështesin argumente për zhvillimin e lëvizjes së pastër, të përbashkët dhe inteligjente në qytetin e Tiranës.

Më 19 shtator, në instalacionin "Reja" në kryeqytet u shfaqën një sërë filmash duke u përqëndruar në transportin e qëndrueshëm dhe mjedisin në përgjithësi, për një audiencë të përfaqësuesish të OJFve, shoqërisë civile, trupave diplomatikë dhe qytetarëve të interesuar.

Gjithashtu në Tiranë, më 20 shtator në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, u zhvillua një garë miqësore me biçikleta për nxënësit e klasave të 9-ta, ku fituesit morën një çmim të veçantë.

JEL përfshiu vullnetarë të rinj nga ECO Volis në trajnimin dhe ndihmën e njerëzve të moshave të ndryshme që nuk dinë të ngasin biçikletën.

Aktivitetet në qytetet e tjera përfshinë marshime me biçikleta në Elbasan dhe Shkodër - një nismë që qytetet do të donin të vazhdonin si një ngjarje tradicionale. Qëllimi kryesor i kësaj nisme ishte ngritja e niveleve ekzistuese të qasjes të biçikletave në qendrat e qytetit. Në Shkodër, organizata"Eko Mendja" organizoi turne panoramikë me biçikleta dhe fushata pastrimi. Ndërkohë, "Horizon EU", në Lushnje, mbajti aktivitete publike për ngritjen e vetëdijes për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, lidhur me lëvizjen e pastër dhe të zgjuar.

Qendra e Informimit Aarhus në Vlorë, me pjesëmarrjen e disa studentëve dhe nxënësve, qytetarëve dhe zyrtarëve publikë, mobilizoi një turne masiv çiklizmi duke filluar nga rruga kryesore e qytetit.