SENiOR - II Albania, mbështet me grante operacionale 14 OSHC për forcim institucional

Shtator 27, 2017 | Nga Loreta Hysa

Më 27 shtator 2017, u mbajt në Tiranë, takimi i fituesve të Granteve Operacionale të programit SENiOR - II Albania i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze.

Nga 54 aplikime në total, janë përzgjedhur 14 fitues për rritjen e kapaciteteve të organizatës.

Takimi vlen edhe për sqarimin e vazhdimit të procesit, përsa i përket raportimeve narrative dhe financiare dhe çdo qartësim tjetër të nevojshëm nga ana e organizatave fituese.

Organizatat fituese:

1- Qendra Kombëtare për Mjedisin, Turizmin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
2- Ruajtja e Pyjeve dhe Mjedisi i Gjelbër
3- Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë
4- Shoqata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Qarku Lezhë
5- Resurset Natyrore në Zhvillim
6- Shoqata Udhëtim i lirë - Liberi di viaggiare
7- Qendra për Shërbime Mjedisore
8- Instituti i Studimeve Mjedisore
9- Shoqata e Bashkuar Agro Mjedisore "Agri-en"
10- Qendra për Iniciativa Rajonale
11- Instituti pë Integrim Evropian
12- Agjencia për Zhvillim Rinor
13- Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore ACEG
14- Agjencia për Zhvilim të qëndrueshëm