REC mban sesionin e suksesshëm të Asamblesë së Përgjithshme në Budapest

Dhjetor 06, 2017 | Nga Nathan Johnson

Më 1 dhjetor 2017, REC mbajti Takimin e Asamblesë së Përgjithshme në Gerbeaud Haz në Budapest. Momentet kulminante të aktivitetit ishin: dorëzimi i mandateve të AP në disa anëtarë të rinj, zgjedhja e një presidenti të ri të AP, një përmbledhje e aktiviteteve të fundit të REC nga Drejtori Ekzekutiv i REC, përmbledhjet e rezultateve të përpjekjeve të bashkëpunimit nga delegatët nga Ukraina dhe Moldavia, dhe prezantimin “Çmimit për Punë të Shkëlqyer”.

Peter Kiss-Parciu, Zëvendës Sekretari i Shtetit për Zhvillimin Ekonomik Ndërkufitar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Hungari, mbajti fjalën e tij përshëndetëse dhe një fjalimin për rreth 70 të ftuar.

Kiss-Parciu vuri në dukje progresin në portofolin e projekteve të REC dhe përmendi se Qeveria e Hungarisë mbështet forcimin e bashkëpunimit të saj me organizatën.

Përsa i përket anëtarëve të rinj të AP, ata që morën mandate në takimin përfundimtar të këtij viti ishin: Milan Chrenko (Sllovaki), Ornela Çuçi (Shqipëri), Ivan Karic (Serbi), Kerli Kiili (Estoni), Detelina Peicheva (Bullgari), Sasa Raduloviç (Mal i Zi), Georg Rebernig (Austri), Ljubica Teofilov (Maqedoni), Szymon Tumielewicz (Poloni) dhe Takehiko Wajima (Japoni).

Ndër anëtarët e rinj të AP, Sasa Raduloviç i Malit të Zi u paraqit si kandidat për presidencën e AP, në pritje të miratimit me votë nga anëtarët. Megjithë kandidatët që votuan në favor të mocionit, Z. Radulovic pranoi postin dhe iu drejtua pjesëmarrësve të takimit, ndërsa vazhdoi të kryesonte takimin si president i ri i AP.

"Unë jam mirënjohës për mundësinë për të kryesuar këtë takim të Asamblesë së Përgjithshme", tha Radulovic. "Duke u bashkuar në këtë forum, ne të gjithë e njohim misionin tonë të përbashkët për të arritur një transparencë më të madhe, qëndrueshmëri dhe integrim evropian në Evropën Qendrore, Juglindore dhe Lindore".

Drejtori Ekzekutiv i REC, Mihail Dimovski pasoi me një prezantim të titulluar "REC në epokën e re" për të shpjeguar vizionin e tij për të çuar organizatën drejt së ardhmes, duke theksuar rëndësinë e trupit menaxherial.

"Roli i AP është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe gjithashtu, punë e vështirë", shpjegoi Dimovski. "AP shërben si një platformë për programimin rajonal dhe ndihmon në përmbushjen e nevojave të programit të vendeve përfituese. AP gjithashtu mund të përdoret për koordinimin e donatorëve, lehtësimin e dialogut ndërmjet përfituesve dhe si mekanizëm mbështetës në kontekstin e zgjerimit të BE."

Ndërsa shumë shtete anëtare të REC janë zhvendosur nga të qenit përfitues në donatorë, REC së fundmi ka përqëndruar vëmendjen në vendet e tjera të lindjes -Ukrainë dhe Moldavi në veçanti. Mykola Kuzio, Zëvendës Ministri i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore, Ukrainë; dhe Sh.T. Oleg Tulea, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Moldavisë në Hungari, së bashku komentuan mbi zhvillimet e fundit që do të sjellin bashkëpunimet më të ngushta mes REC dhe këtyre dy vendeve në të ardhmen.

Z. Kuzio njoftoi në AP se Këshilli i Ministrave të Ukrainës ka miratuar tekstin e një marrëveshjeje dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Ukrainës dhe REC për të ngritur një zyrë në Kiev. Nënshkrimi do të kryhet në Kiev në janar 2018.

Çështja e fundit e distukuar në rendin e ditës ishte prezantimi i “Çmimit për Punë të Shkëlqyer” i REC i cili çdo vit do ti jepet një personaliteti që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për punën dhe misonin e REC. Këtë vit çmimi shkoi për Anna Phillips, e cila ka qenë e përfshirë me mjaft pasion në REC, kryesisht nëpërmjet Asamblesë së Përgjithshme, për më shumë se 20 vite. Zonja Phillips njoftoi që këtë vit ajo do të largohet nga AP pas një shërbimi të gjatë dhe të shquar.

Së fundmi, Zoti Raduloviç përmbylli takimin duke theksuar se komunikimi i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme është thelbësor dhe se bashkëpunimi ndërmjet Bordit të Drejtorëve të REC dhe Asamblesë së Përgjithshme do të forcohet më tej.

: 893 views