Shqipëria nis qasjen e re në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve drejt objektivave të BE-së

Mars 29, 2018

Nën kujdesin e Sh.T. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, ekipi REC dhe partnerët e tij me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, paraqiti Strategjinë e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Mbetjeve (2018-2033) për Shqipërinë. Ky dokument përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse duke reformuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri me qëllim që bë të njëjtën kohë të përmbushë vizionin e BE-së për ekonominë qarkulluese dhe ndërtuar një përqasje të përballueshmë për kapacitetet vendore për të arritur këtë objektiv madhor.

Strategjia është zhvilluar nën udhëheqjen e ekspertizës REC Shqipëri dhe është konsultuar gjerësisht në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me pjesëmarrjen më të lartë të autoriteteve, agjencive dhe partnerëve kombëtarë të mundësuar nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim.

Ndërsa burimet e saj njerëzore dhe financiare mbeten shumë të kufizuara, duke pritur pas derës së negociatave me BE, Shqipëria premton që në 15 vitet e ardhshme të arrijë 60% rikuperimin dhe 50% riciklimin të mbetjeve të paketimit, zvogëlimin e mbetjeve bio me 70%, rikuperimin dhe riciklimin e jo më pak se 70% të të gjitha llojeve të tjera të mbetjeve bahskiake që çojnë drejt një ruatje më të lartë të tokës, ujit dhe ajrit.

Shqipëria gjendet sot në një nivel mbulimi me shërbim jo më të madh se 68% të territorit dhe gjeneron rreth 1,2 milionë tonë mbetje në vit, të cilat përfundojë pothuaj të gjitha në venddepozitime të parregulluara. Ndërkohë që ka një landfill sanitar dhe një impjant për transferim të mbetjeve në energji, kapacitet e tyre përdoren në mënyrë të limituar.

Strategjia do të mundësojë kuadrin e duhur institucional për të mbështetur menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme që aktualisht është grupi më i dobët dhe më sfidues i menaxhimit të mbetjeve, që kërkon burime të mëdha financiare dhe zgjidhje jashtë kapaciteteve vendore.

Zbatimi i Strategjisë do të arrihet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të konsiderueshme nga autoritetet kombëtare dhe ato vendore dhe do të bëhet e mundur vetëm me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve të Shqipërisë dhe të sektorit të biznesit. Interesi i lartë i kompanive ricikluese dhe infrastruktura tashmë e instaluar për shumicën e rrymave të hierarkisë së mbetjeve, Strategjia e udhëheq Shqipërinë në një rrugë shumë konkrete dhe të kuptueshme drejt menaxhimit më të mirë të mbetjeve ne vend.

Strategjia tani i është dorëzuar zyrtarisht Qeverisë Shqiptare për fazën përfundimtare të saj drejt miratimit dhe vënies në jetë.

 

: 872 views