CRESSIDA Workshop ndër-rajonal për krijimin e aftësive lokale ripërtëritëse të komuniteteve për zhvillim të qëndrueshëm

Maj 22, 2018 | Nga Eduart Cani, REC Shqipëri

Workshop-i ndër-rajonal i komuniteteve përfituese të projektit CRESSIDA në vendet e Ballkanit Perëndimor u mbajt në fshatin Rugova afër qytetit të Pejës në Kosovë më 14-15 maj 2018. Takimi nën-rajonal u organizua nga Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qëndrore dhe Lindore (REC) në kuadër të programit CRESSIDA me mbështetjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Shteteve të Bashkuara (US EPA).

Takimi nën-rajonal mblodhi rreth 40 zyrtarë të bashkive dhe përfaqësues të komuniteteve lokale përgjatë zonës ujëmbledhëse të lumit Drin, nga 3 vendet përfituese: Shqipëria, Kosova dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Takimi u fokusua në prezantimin e mjetit të sapozhvilluar mbi Indeksin për Integritetin e Ujit (IWI), të prezantuar nga praktikuesit e këtij mjeti në USEPA dhe ekspertët vendorë nga vendet pjesëmarrëse në projekt. IWI i lumit Drini u prezantua dhe u nda me pjesëmarrësit, si dhe përvojat dhe mësimet e nxjerra nga projektet pilot në të tri vendet.

Projekti "CRESSIDA: krijimi i aftësive lokale ripërtëritëse të komuniteteve për zhvillim të qëndrueshëm në zonat ujëmbledhëse ndërkombëtarë si ata të lumenjve Drini dhe Drina" synon të ofrojë mbështetje për komunitetet lokale të vendosura në Drina (Serbi, Bosnje dhe Herzegovinë, Mali i Zi) dhe pellgjet e lumenjve të Drinit , (Shqipëri, Kosovë *, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) tek institucionet përkatëse shtetërore dhe sektori i biznesit për të zbatuar më efektivisht strategjitë dhe planet e tyre lokale për sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm. Gjithsej në projekt morën pjesë 18 bashki nga vendet përfituese, së bashku me organizatat e tyre partnere nga sektori civil. Në ujëmbledhësin e lumit Drin, bashkitë pjesëmarrëse janë Peshkopia, Kukësi dhe Shkodra në Shqipëri, Istog, Gjakovë dhe Rahovec në Kosovë, Ohër, Dibër dhe Debarcë në Maqedoni.

CRESSIDA dëshmoi edhe një herë se duke punuar së bashku me komunitetet dhe shkencëtarët bashkitë mund të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme dhe t'i adresojnë më mirë sfidat e tyre brenda kapaciteteve të tyre të kufizuara duke shfrytëzuar zgjidhjet e zhvilluara. Rrjetëzimi ishte një element kyç i suksesit në projekt, duke mundësuar një bashkëpunim shumë të mirë dhe një dialog të mirë midis bashkive përgjatë lumit Drin, pavarësisht kufijve të vendit. Disa aktivitete të përbashkëta u organizuan gjatë zbatimit të projektit dhe shumë rezultate dhe mjete janë lënë në duart e bashkive për përdorim të mëtejshëm.

: 693 views