Përqasja adaptuese bazuar në ekosistem (EbA) instrumenti që bashkon shoqërinë civile dhe ekosistemet ligatinore

Tetor 16, 2018 | Nga REC Albania

Ndryshimet klimatike kanë nisur të japin efektin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë. Ngritja e nivelit të detit dhe ndryshimet në intensitetin e reshjeve po sfidojnë furnizimin me ujë, bujqësinë, peshkimin, infrastrukturën dhe ekosistemet natyrore. Ngjarje ekstreme të motit si thatësira, përmbytjet dhe ciklonet kanë ndikim të rëndësishëm në ekonomi. Sot efekti i tyre është i prekshëm duke nisur nga familja deri në nivelet e ekonomisë kombëtare. Sipas skenarëve aktualë të ndryshimeve klimatike këto ndikime pritet të përkeqësohen në dekadat e ardhshme. Nevoja për të ndërmarë masa adaptive për komunitetet që mund të preken apo dhe ekosistemet më të ndjeshme nuk është më një dëshirë por është domosdoshmëri.

Si përgjigje ndaj saj të gjithë do të duhet të fillojmë të mendojnë për strategji përshtatje, por fatkeqësisht planifikimi i përshtatjes është ende në fillesat e tij. Një pjesë shumë e vogël e komuniteteve kanë filluar të angazhohen seriozisht me ndikimet klimaterike, dobësitë dhe mundësitë e përshtatjes.

Laguna e Kune Vain-it është ekosistemi ku po zbatohet një instrument interest përsa i përket përshtatshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike. Në kuadër të projektit "Ndërtimi dhe rikuperimi i lagunës së Kune-Vainit" synonohet të rriten kapacitetet e qeverisë dhe komuniteteve për t'u përshtatur me ndryshimet klimatike duke përdorur një grup të integruar ndërhyrjesh adaptimi sic është përqasja e bazuar në ekosistem (EbA).

Përqasja adaptuese bazuar në ekosistemet (EbA) zakonisht përcaktohet si ʺpërdorimi i biodiversitetit dhe shërbimeve të ekositemit si pjesë e një strategjie për të ndihmuar njerëzit të përshtaten ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike". Kjo përfshin menaxhimin e qëndrueshëm, ruajtjen dhe restaurimin e ekositemeve si pjesë e një strategjie të përgjithshme, e cila merr në konsideratë përfitime të shumta sociale, ekonomike dhe kulturore për komunitet lokal.

Përqasja e adaptimit të bazuar në ekosistem përfaqëson një larmi metodash menaxhuese të ekosistemeve natyrore, të cilat përdorin biodiversitetin dhe shërbimet/habitatet si pjesë e një përqasje gjithëperfshirëse për të ndihmuar komunitetet dhe bizneset e këtyre zonave bregdetare për t'ju përshtatur më mire efekteve negative të ndryshimeve negative të ndryshimeve klimatike.

E gjithë larmia e metodave menaxhuese të këtij ekosistemi natyror por dhe si një nga sistemet më të rrezikuara të ligatinave shqiptare kanë qenë objekti i trajnimit dy ditor me përfaqësues të shoqërisë civile, organizuar javën e kaluar në Ishull – Lezhë. Gjatë të dy ditëve të trajnimit pjesëmarrësit u angazhuan në trajtimin e cështjeve që lidhen me ndikimet aktuale të ndryshimeve klimatike në lagunë dhe zbatimi i ndërhyrjeve adekuate të adaptimit të realizuara deri më tani.

Në fakt ndërgjegjësimi ndaj ndryshimeve klimatike nuk është koncept i ri për OJF-të mjedisore shqiptare. Ai ka qenë një nga problemet që lidhet me rritjen e degradimit mjedisor. Një cështje diskutimi në trajnim midis pjesëmarësve ishte që shpesh përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike përshkruhet si një qasje "holistikeʺ, ku objektivat e përshtatjes do të duhet të përfshijnë programet/axhendat e të gjithë grupeve të ineresit. Rreziqet nga ndryshimet klimatike nuk mund të shqyrtohen përmes iniciativash të ndara por janë pjesë përbërëse e politikave te vazhdueshme, planifikimeve dhe aktiviteteve në të gjithë sektoret ku roli i organizatave të shoqërisë civile është thelbësor. OJQ-të shpesh kanë potencialin për të kapërcyer kufijtë dhe të përfaqësojnë një interes kolektiv në zgjidhjet në shkallë të gjerë të cështjeve të ndryshimeve klimatike. Megjithatë, ata nuk kanë autoritet qeveritar dhe duhet të punojnë brenda fushës së tyre edhe pse shpesh komplekse.

Gjatë trajnimit u identifikuan disa prej drejtimeve dhe praktikave më të mira në proceset e planifikimit të adaptimit të klimës, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në efikasitetin e tyre në angazhimin e komunitetit më të gjerë dhe në adresimin e nevojave të të gjithë banorëve, veçanërisht të atyre më të prekshëm.

: 156 views