Rrjeti Themis: Menaxhimi i burimeve natyrore dhe Lufta ndaj krimit mjedisor

Themis Network: Managing Natural Resources and Combating Environmental Crime

Origjina e fondeve

Austria

Emri i klientit/dhuruesit

Austrian Development Agency GmbH

Vlera e projektit në total

EUR 1,750,000

Date

Dhjetor 2011 – Shtator 2017

Vendet përfituese

Albania | Bosnia and Herzegovina | Kosovo* | Former Yugoslav Republic of Macedonia | Moldova | Montenegro | Serbia

Numri i stafit

13

Informacion i përgjithshëm

Rrjeti Themis është një rrjet bashkëpunimi rajonal përfituesish në Evropën Juglindore (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovine, Kosovë*, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbi) dhe Republika e Moldavisë (faza 2) që lidh autoritetet përgjegjëse për mjedisin dhe sektorin e drejtësisë. Faza e parë e projektit Themis u zhvillua në periudhën 2012 - 2014, dhe faza e dytë zhvillohet nga viti 2014 deri në 2017-ën. Faza e parë e projektit Themis krijoi një komunitet zyrtarësh me të njëjtat interesa nga Evropa Juglindore (EJL), të etur për ndryshim dhe që tani janë duke punuar së bashku për të përmirësuar qeverisjen mjedisore përmes sundimit të ligjit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

*Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet mbi statusin, dhe është në përputhje me UNSCR 1244 dhe Opinionin e ICJ për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 

Objektivat

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e konsiderueshme të rajonit të EJL për ndikimet e ndryshimeve klimatike, shkarkimet e ndotësve dhe humbjen e biodiversitetit, nevojitet veprim gjithëpërfshirës për të krijuar përshtatshmëri ndaj kërcënimeve të mjedisit, duke përfshirë krimet fitimprurëse, për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm dhe një shoqëri dhe ekonomi me përshtatshmëri ndaj klimës. Rrjeti Themis synon të forcojë bashkëpunimin rajonal në EJL, përmes përforcimit të mekanizmave të legjislacionit mjedisor, duke synuar sektorët e mjedisit dhe drejtësisë, në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE. Faza e dytë e projektit përfshin edhe Moldavinë, e cila do të përfitojë nga transferimi i njohurive dhe përvojës nga rajoni i Evropës Juglindore, duke forcuar procesin e asocimit të BE..

Përshkrim

Rrjeti Themis kontribuon në zbatimin më të mirë dhe në përforcimin e acquis mjedisor dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndër-institucional dhe ndër-qeveritare (ndërmjet gjyqësorit, prokurorisë, policisë, ministrive, universiteteve, qeverive vendore, OJF-ve dhe rrjeteve të tjera rajonale/ndërkombëtare) në lidhje me çështjet e mjedisit dhe çështje të tjera të qeverisjes.

Përfitimet e bashkëpunimit kapërcejnë fushën e kufizuar të krimeve mjedisore, duke krijuar një vlerë të shtuar të qeverisjes së mirë në rajon. Faza e parë e projektit ka arritur:

• forcim të kapaciteteve në rajon për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e pyjeve dhe luftën ndaj krimit mjedisor përmes aktiviteteve trajnuese, përfshirë tetë trajnime rajonale, gjashtë trajnime kombëtare, dhe një workshop për asistencën teknike;

• ndërlidhje të reja dhe të përforcuara ndërmjet aktorëve kombëtarë;

• përmirësim të mirëkuptimit rajonal dhe i bashkëpunimit ndërkufitar;

• forcim të partneritetit ndërkombëtar;

• shkëmbim të përvojave me vendet e BE-së (kryesisht me Austrinë, Kroacinë dhe Hungarinë); dhe

• dy botime.

 

Aktivitetet

Aktivitetet gjatë fazës së dytë të projektit janë të ndara në tre grupe:

  • Menaxhimi i Sekretariatit Themis dhe organizimi i takimeve të Komitetit Ekzekutiv;
  • Ngritja e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së burimeve natyrore, të pyjeve dhe të luftës ndaj krimeve mjedisore me anë të trajnimit në vendin e punës dhe të aktiviteteve të përbashkëta për zbatimin e legjislacionit; dhe
  • Përgatitja e publikimeve dhe e mjeteve praktike për të mbështetur krijimin e rrjeteve institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Llojet e shërbimeve

• Rritje ndërgjegjësimi

• Ngritje kapacitetesh

• Bashkëpunim dhe rrjetëzim

• Shpërndarje informacioni

• Menaxhim aktivitetesh

• Përgatitje materialesh udhëzuese

• Forcim institucionesh

• Publikime