Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-A dhe SENiOR II)

Environmental CSO Support in Albania (SENiOR-A and SENiOR II)

Origjina e fondeve

Sweden

Emri i klientit/dhuruesit

Swedish International Development Cooperation Agency (Sida)

Vlera e projektit në total

EUR 3,200,000

Date

Prill 2012 – Nëntor 2018

Vendet përfituese

Albania

Numri i stafit

20

Qëndrueshmëria dhe profesionalizmi i organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Shqipëri janë prekur gjerësisht nga një mungesë fondesh për zhvillim dhe një mungesë investimesh në aftësi, njohuri dhe infrastrukturë. Misionet dhe aktivitetet e OShC-ve në shumicën e rasteve tentojnë të drejtohen nga donatorët, në vend që të drejtohen nga vetë OShC-të. Këto organizata kanë shumë pak ndikim në vendimmarrje dhe politikëbërje, dhe shumë prej tyre nuk janë në gjendje të përmbushin rolin e tyre si vëzhgues. Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile kanë nevojë për mbështetje, për të gjetur mënyra të reja që zëri i tyre të dëgjohet. Bashkëpunimi ndërmjet OShC-ve gjithashtu ka nevojë të fuqizohet, ashtu si dhe bashkëpunimi ndërmjet OShC-ve, autoriteteve, qeverive vendore dhe bizneseve.

Qëllimi i projektit, i cili është tashmë në fazën e dytë të tij, është të fuqizojë organizatat mjedisore të shoqërisë civile (OMShC) në Shqipëri dhe t’i japë atyre aftësitë e nevojshme për të artikuluar nevojat e komunitetit, të mundësojë shërbimet dhe mbështetje, dhe të zhvillojë bashkëpunime dhe rrjete të cilat janë në gjendje të adresojnë prioritetet mjedisore në Shqipëri si dhe të sjellë progres në zhvillimin e qëndrueshëm.

Mbështetja ndaj OMShC-ve mundësohet në formën e granteve, rritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit dhe një programi qëndrueshmërie për OMShC-të. Mjetet të ndryshme për rritjen e kapaciteteve janë përdorur për të trajnuar udhëheqësit e shoqërisë civile dhe për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet OMShC-ve, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të rritet ndikimi i OMShC-ve në marrjen e vendimeve mbi çështjet mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Faza e parë e projektit, e cila ka përfunduar në tetor 2015, ka ndihmuar për të transformuar OShC-të në aktorë institucionalë demokratikë dhe të bazuar në të drejta:

·         40 OShC-të që kanë marrë pjesë në programet e qëndrueshmërisë organizative dhe të granteve organizative tani kanë infrastrukturë të përshtatshme për aktivitetet e tyre.

·         Mbi 50% e OShC-ve pjesëmarrëse kanë faqe interneti aktive, dhe mbi 40% kanë rrjete sociale aktive ku postojnë informacione mbi aktivitetet e tyre.

·         OShC-të janë specializuar dhe aplikojnë një program bazuar në qasjen për adresimin e nevojave të komunitetit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm (katër rrjete tematike janë zhvilluar dhe janë duke adresuar nevojat e komunitetit në zona të ndryshme të Shqipërisë, bazuar në fushat e tyre të ekspertizës).

·         Ndërmjet OShC-ve dhe aktorëve të shtetitështë vendsour bashkëpunim funksional. OShC-të janë përfshirë në mënyrë aktive duke u përfshirë në konsultimet e qeverisë me publikun; janë zhvilluar katër forume me ministritë e linjës; dhe OShC-të janë përfshirë në proceset e rivendosjes së marrëdhënieve ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile.

Gjatë fazës së dytë të projektit, e cila përfundon në nëntor 2018, janë parashikuar aktivitetet e mëposhtme:

·         Seminare trajnimi të përshtatura për nevojat dhe prioritetet e vlerësuara të OShC-ve mjedisore.

·         Mbështetje teknike për OShC-të mjedisore për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre, rrjetëzimin dhe demokracinë e brendshme.

·         Mbështetje teknike për OMShC-të për të rritur njohuritë e tyre dhe nivelin e ekspertizës në fusha të ndryshme në sektorin e mjedisit.

·         Mbështetje financiare në formën e granteve operacionale duke u fokusuar në përmirësimin e funksionimit të OMShC-ve, nëpërmjet projekteve pilot në bashkëpunim me qeveritë vendore dhe duke adresuar prioritetet ndërkombëtare.

·         Forume të përbashkëta me ministritë e linjës mbi çështjet mjedisore.

·         Aktivitete informative dhe promovuese që lidhen me programin.

 

 

Llojet e Shërbimeve

·         Mbështetje për OShC-të

·         Rritje kapacitetesh

·         Rrjetëzim