Shoqëri Civile Shqiptare për një Mjedis Europian (ACHIEVE)

Albanian Civil Society for the European Environment (ACHIEVE)

Origjina e fondeve

European Commission

Emri i klientit/dhuruesit

EC Delegation Albania

Vlera e projektit në total

EUR 725,592

Date

Nëntor 2014 – Nëntor 2017

Vendet përfituese

Albania

Numri i stafit

7

Sipas Treguesit të Qëndrueshmërisë për OShC-të për Europën Lindore dhe Qendrore dhe Euroazinë, nga USAID në 2013, shoqëria civile në Shqipëri ka qëndruar e pazhvilluar në të gjitha aspektet në 2013. Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri (OShC) ishin të varura nga donatorët e huaj dhe nuk kishte asnjë kornizë për rritjen e bashkëpunimit midis qeverisë dhe sektorit të shoqërisë civile. Vetëm 18% e organizatave mjedisore të shoqërisë civile (OMShC) bashkëpunonin me komisionet parlamentare në 2013, ndërkohë 55% kanë bashkëpunuar rastësisht me ministritë ose agjencitë e ligjpërforcuese. OMShC-të shqiptare janë përfshirë shumë pak në nismat e reja ligjore, ose procesin e përafrimit të BE.

Për të fuqizuar sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri, projekti ka patur si qëlilm të:

·         ndërtojë kapacitete profesionale për OMShC-të për të përfaqësuar shoqërinë civile në çështjet mjedisore;

·         mundësojë pjesëmarrjen e OMShC-ve të vogla në procesin e financimit të BE; dhe

·         promovojë përfshirjen e OMShC-ve në vendimmarrjen publike.

Duke synuar disa nga tematikat më të rëndësishme në çështjet mjedisore të BE (ajër, natyrë, mbetje dhe legjislacion horizontal) nëpërmjet aktiviteteve trajnuese dhe aktiviteteve në zonë të zbatuara nga OMShC-të nëpërmjet skemës së nëngrantimit, projekti mbështeti statusin e Shqipërisë si një vend kandidat i BE, që nga qershori 2015, duke iu mundësuar OMShC-ve të merren në mënyrë profesionale me çështjet e mjedisit dhe të veprojnë si partnerë të besueshëm për negociatorët shtetërorë.

Të gjitha aktivitetet e projektit, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve, nëngrantimin, bashkëpunimin me aktorët e shtetit dhe promovimin e vlerave të BE-së, synonin përmirësimin e sundimit të ligjit dhe trajtimin e ndotjes dhe dëmtimit të mjedisit.

Aktivitetet specifike përfshijnë:

·         krijimin e grupeve të OMShC-ve të bazuara në tematika për të trajtuar çështjet që lidhen me sektorët specifikë të mjedisit;

·         publikimin e materialve për ndërgjegjësim dhe informim;

·         përpilimin e një raporti mbi praktikat e mira;

·         ofrimin e trajnimeve rajonale profesionale për OShC-të për menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, cilësinë e ajrit dhe legjislacionin horizontal;

·         organizimin e shkollës verore për të rinjtë në lidhje me pjesëmarrjen publike dhe promovimin e vlerave të BE;

·         organizimin e katër forumeve rajonale mbi menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, cilësinë e ajrit dhe legjislacionin horizontal;

·         hartimin e katër letrave të pozicionimit dhe takimin me komisionet parlamentarë; dhe

·         promovimin e nismave rajonale dhe të BE nëpërmjet festimit të ditëve ndërkombëtare mjedisore.

Llojet e shërbimeve   

 

·         Mbështje e shoqërisë civile

·         Ndërgjegjësim

·         Rritje kapacitetesh

·         Shkrim raportesh

·         Trajnim

·         Grantim

Publikimet e projektit